Benachrichtigungen
Alles löschen

Me kokë të ulur

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
139 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2669]

Ishte kjo javë e keqe për Carla Bruni në sjelljet dhe veshjen e së cilës ishin të drejtuar të gjithë sytë e botës. Kur me bashkëshortin, Nicolas Sarkozy erdhi në Madrid me rastin e pjesëmarrjes së tij në samit, Carla kalonte kohën në shoqërinë e mbretëreshës dhe princeshës Letizia. Ndonëse u përpoq të jetë pikërisht e tillë siç parashihet me rregullat e bashkëshorteve të presidentëve, madhështia e saj krahasuar me gratë me gjak të kaltër kurrsesi nuk erdhi në shprehje. Shumë kolumnistë të modës botëror e sulmuan dhe ende e sulmojnë përqendrimin e saj të madh ndaj veshjes, andaj u ankuan edhe për kombinimin e saj të mirë me këpucë të rrafshëta.

Megjithatë, Carla të gjitha protokollet i përballoj. E vetmja bashkëshorte e cila del nga kallëpi i saj është Michelle Obama të cilës as që i bie ndërmend të aktrojë damën e mirë andaj popullariteti i saj është gjithnjë më i madh. Pavarësisht se me ditë të tëra mendohej se silin fustan të Dior duhej ta merrte me vete në Spanjë, kur bëhet fjalë për modë të lartë vështirë se mund të matet me princeshën Letizia paku siç shkruajnë kritikët e modës. Tamam kur bile pak e kapi ritmin e gjakut të kaltër, në mediat rrodhën fotografitë e vjedhura të asaj dhe ish-të dashurit, Raphael Ethoven. Moment më të keq nuk pat për lajm të tillë aq më tepër kur dihet se ekziston edhe një film diskriminues i shtëpisë.

Fotografitë të cilat me qëllim u plasuan në opinion, dëmtuan imazhin e Carlas për të cilin kaq shumë po punon me kujdes prejse u bë zonjë e Francës. Mediat e huaja shkruajnë për sjelljen e saj, që sado që duket madhështore apo e sinqertë, prapë është larg nga ata të cilët kanë lindur me këtë, si princesha Letizia”, e cila Carlan e ka mahnitur me çdo gjë që ka mundur.


 
Veröffentlicht : 03/05/2009 6:24 p.m.
Teilen: