Benachrichtigungen
Alles löschen

E tash dietë pa ushqim

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
83 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3024]

Ankthin që e përjeton secili që lufton me dieta të ndryshme- ndjenjën konstante të urisë- së shpejti mund ta zëvendësojë ëndrra më e mirë. Shkencëtarët prodhuan shtesa natyrale për ushqim që mund të zgjasin ndjenjën e ngopjes.

Ekspertët nga Instituti për Ushqim në Norwich zbuluan se përzierja e vajit të ullirit, ujit dhe një tipi të stabilizuesve mund të zgjatë ndjenjën e ngopjes deri në 2 herë më shumë. Ata paralajmëruan se shumë shpejtë kjo shtesë çudibërëse do të mund të shitej për çdo ushqim dhe ashtu do ta zvogëlojë konsumimin e kalorive për të gjithë ata që mendojnë të dobësohen pa shumë mundim.

“Kjo është hera e parë që gjatë tentimeve të kemi efekt të mirë”, tha dr. Martin Wickham i cili paralajmëron se ushqimi i parë i pasuruar me këtë përzierje për tretje më të ngadalshme do të paraqitet në dyqane për 5-10 vjet. Ky projekt revolucionar zgjati tri vjet, e për të gjitha është meritor sufraktanti polisorbaten, i quajtur Tween 60 i cili i përzier me vaj ulliri dhe ujë nuk e lejon lukthin që ta tretë ushqimin shpejtë dhe siguron ndjenjën e ngopjes për një kohë të gjatë.
Një grup njerëzish të cilët pinë milkshake me Tween 60 në njërin prej tentimeve, pas një ore ka pasur dy herë më shumë përmbajtje në lukth se të tjerët. Qëllimi është që Tween 60 nuk lejon ndarjen e ujit nga vaji, gjë që përshpejton tretjen.

Përdorimet potenciale janë të panumërta marrë parasysh se shumica e ushqimit të përpunuar sot përdorë emuzione me bazë vaji.


 
Veröffentlicht : 08/06/2009 10:47 p.m.
Teilen: