Një grua nga Guatemala është arrestuar në Barcelonë pasi që ka stimuluar rrembimin e saj vetëm sa për të zgjatur pushimet verore me te dashurin të cilin e ka njohur nëpërmes internetit, ka njoftuar policia spanjolle.
Gruaja nga Guatemala ka udhëtuar në Spanjë më 22 korrik ndersa burri i saj ka mbetur në Guatemalë, pohon policia. Nga telefoni i saj celular ajo i ka dërguar burrit të saj porosinë tekstuale se një mashkull i panjohur e kishte grabitur dhe e kishte dhunuar. Hulumtimi ishte nisur kur burri i saj kishte alarmuar ambasadën e Guatemalës në Spanjë Autoritetet policore më pas e kanë gjetur duke u kënaqur në Barcelonë.
Gruaja në fillim ka thënë se grabitësit kishin iku, por me kontrollet policore të mëpasshme është dëshmuar se ajo nuk ka qenë viktimë e dhunës, ndersa policia është intriguar me deklaratat e saja kundërthënëse. Në fund gruaja ka pranuar se e ka trilluar tregimin për të zgjatur pushimin e saj me te dashurin, më të cilin ka qenë në kontakt vetëm nëpërmes internetit.