Benachrichtigungen
Alles löschen

Showmeni TV bënte vrasje që t'i filmonte pa ardhur policia

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
126 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3626]

Wallace Souza, shoumen dhe deputet, akuzohet se është urdhëruesi i vrasjes së 5 narkotrafikantëve.
Kishte urdhëruar të paktën 5 vrasje për të shtuar popullaritetin e tij në televizion dhe për të shtuar dhe audiencën e programit të tij. Kjo akuzë e policisë braziliane ka rënë mbi Wallace Souza, një prezantues televiziv, deputet dhe ish-agjent policie. Burri nuk pranon asnjë akuzë, duke u mbrojtur me faktin se këto gjëra për të ishin thënë nga rivalët e tij, pasi duan ta poshtërojnë. Përveç kësaj, autoritetet braziliane e kanë akuzuar drejtuesin televiziv dhe për trafik droge në shtetin e Amazonës.

"Urdhri për të ndëshkuar ndonjë është dhënë gjithnjë nga deputeti dhe i biri i tij, i cili më pas njoftonte televizionin, që të shkonin në vendngjarje më parë se sa vetë policia", - ka thënë për "Associated Press" shefi i policisë lokale, Thomaz Vasconcelos. Vrasja e trafikantëve të drogës "duket se është bërë për të hequr qafe rivalët e tij dhe për të shtuar audiencën e show-t të tij televiziv," - ka shtuar Vasconcelos. Burri është akuzuar se është përfshirë në 5 vrasje. "Unë jam ai që kam hedhur kërkesa në Parlament mbi krimin e organizuar, mbi sistemin e burgjeve, mbi trafiqet e drogës mes policisë dhe për pedofilinë, për këtë duan të më fusin në burg," - mbrohet deputeti Souza. Avokati i shoumenit, Francisco Balieiro, mbrohet me idenë se "nuk ka asnjë element prove për akuza të tilla".


 
Veröffentlicht : 13/08/2009 10:08 p.m.
Teilen: