Ata dukeshin si drita qe binin nga Qielli dhe futeshin ne atmosfere mjaft lehte, duke u shuar aty. Ishte si nje show i vertete meteoresh qe kenaqi mijera njerez qe po e ndiqnin.
Ne fillim u duk vetem nje drite, por sapo hyri ne atmosfere ajo u nda ne rreth 80 drita te tjera, duke u leshuar ne forme bresherie drejt Tokes, por duke u shuar ne atmosfere. Shume nga ishujt e Britanies ishin te mbuluar nga rete dhe nuk munden te shijonin kete spektakel, por jug-lindja e Anglise ishte vendi me i privilegjuar, i cili u kenaq vertet nga kjo shfaqje, e cila ishte padyshim me e bukura e ketij viti. Sipas “Organizates Nderkombetare te Meteoreve”, kjo bresheri filloi mbremjen e se martes dhe perfundoi ne oret e para te mengjesit te se merkures, por pritet qe kur te perfundoi dita e sotme ky show te vazhdoje.
Nje studies meteoresh mjaft i njohur, John Hammond, perpara kesaj shfaqje u shpreh: “Sonte do te jete e veshtire te gjesh nje Qiell te paster. Por duke pare kushtet e motit, mund te them qe sa me shume ne jug-lindje te jesh, aq me shume do shijosh kete show”. “Ne pjesen veriore nuk mund te shikohet gje, pasi rete kane mbuluar tere Qiellin, ndersa ne pjesen jugore-lindore do te shikoni gjithcka shume qarte.
Gjithsesi ajo qe pritet nga te gjithe eshte perfundimi i dites se sotme, pasi sipas “Organizates Nderkombetare te Meteoreve”, e bukura pritet te vije. “Neser ne mbremje do te kete me shume re ne jug dhe ne pjesen veriore do te kete me shume mundesi shikimi. Nuk do te jete nje pamje e qarte po dicka shume e bukur mund te shikohet”. Tashme ajo qe mbetet per t’u pare eshte vertetesia e ketyre fjaleve. Por ajo qe duhet thene eshte ishte nje show i paharrueshem per te gjithe, sidomos per ato qe munden ta ndiqnin live.