Benachrichtigungen
Alles löschen

Top 5 zarzavate për shtatzëna

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
113 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2911]


Shtatzënia është periudhë kur më shumë se kurrë duhet të kujdeseni se çka të hani. Më herët flitej se gjatë shtatzënisë gruaja duhet të ha për dy. Sot dimë që nuk është ashtu dhe se grave gjatë shtatzënisë iu duhet vetëm 300 kalori më shumë se zakonisht. Megjithatë, më rëndësi është të zgjidhni mirë çfarë hani.

Studimet thonë se shtatzënave iu nevojitet një shujtë më shumë për të kënaqur nevojat e veta dhe të fëmijës. Por pjesa më e vështirë është të përcaktoni se nga t’i merrni 300 kalori më shumë, ose çfarë shujte do të duhej. Mund të përcaktoheni për zgjedhje të thjeshtë: ëmbëlsirë apo proteina. E bënë edhe diçka më krijuese.

Për shembull, proteinat janë përzgjedhje e mirë për shujtë sepse janë blloqe krijuese për secilën qelizë. Përveç kësaj, nënave të ardhshme proteinat iu ndihmojnë që të ballafaqohen me lodhje dhe plogështi. Disa nëna shpesh konsumojnë fibra për t’i përballuar disa nga simptoma të këqij të shtatzënisë. Ja disa ide që mund të jenë të dobishme.

Djathi dhe keksi- janë ide fenomenale dhe njëkohësisht konsumoni edhe proteina edhe fibra. Mundeni që në keksë nga drithërat integrale të hidhni pak djathë apo të konsumoni vetëm djathë dhe ta kombinoni me perime të tharta.

Prodhimet nga arrat- një qese arra gjithmonë është e mirëseardhur. Thjeshtë, nuk keni nevojë t’i përgatisni veçanërisht. Secili lloj nga këto prodhime shërben si fabrikë e vogël e proteinave dhe mjaft energji që iu fut në lëvizje.

Pemë të freskëta- mollë, banane apo portokall...të gjitha janë të mira dhe të thjeshta.

Vezët e ziera- është shujtë kompakte që mund ta merrni me vete, por duhet ta ruani në frigorifer.

Soset e ndryshme- nga perimet.


 
Veröffentlicht : 26/05/2009 1:01 p.m.
Teilen: