Një pullë postare e rrallë në të cilën ikona e stilit, Audrey Hepburn pinë cigare me llullë do të shitet në ankand.
Para tetë vjetësh, Qeveria gjermane shtypi me miliona pulla postare me pamjet e yjeve të Hollywoodit si Hepburn, Charlie Chaplin, Marilyn Monroe, Greta Garbo etj.
Seria e pullave me pamjen e Hepburn pastaj u tërhoq, sepse djali i aktores, Sean Ferrer u ankua shkaku i llullës dhe cigares në fotografinë e përdorur.
Pullat u dërguan në shkatërrim, por një zyrtar mjaft i mençur i postës, ‘kontabandoi’ 30 copa në xhep. Vetëm pesë pulla gjithsejtë mbijetuan, ndërsa njëra prej tyre do të shitet në ankand.
Pulla e fundit me Hepburn dhe llullë u gjet në vitin 2004, ndërsa drejtoria e postës gjermane konsideron se shumica prej tyre përfunduan në mbeturina. Çmimi fillestar pritet të jetë 30.000 euro.
