Benachrichtigungen
Alles löschen

Mjaftojnë 3 filxhanë në ditë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
89 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2899]

Një studim finlandez tregoi se burrat të cilët pinë më shumë se 2 filxhanë çaj në ditë për 21 për qind zvogëlojnë rrezikun nga sulmi në tru. Për të mirat e çajit deri më tani është thënë shumë, ndërsa tash shkencëtarët pohojnë se 3 filxhanë çaj në ditë zvogëlojnë rrezikun nga infarkti për 70 për qind.

Çaji përmban efekte anti-kancerogjene që është dëshmuar në shumë studime, ndërsa lidhja mes sëmundjeve të zemrës dhe çajit është diçka me të cilën merren shumë studime. Një studim finlandez dëshmoi se burrat të cilët pinë më shumë se 2 filxhanë çaj në ditë për 21 për qind zvogëlojnë rrezikun nga sulmi në tru. Një studim francez dëshmoi se gratë të cilat pinë 3 filxhanë çaj në ditë kanë për 32 për qind rrezik më të vogël nga bllokimi i arterieve të gjakut.

Dr. Carrie Ruxtn analizoi shumë studime lidhur me çaj që theksojnë efektin e përbërësve natyral të çajit, flavonoidit, i cili parandalon infarktin. Dr. Ruxtn pohon se studimet dëshmuan se së paku 3 filxhanë çaj në ditë zvogëlojnë rrezikun nga infarkti për 70 për qind.
”Nuk jemi të sigurt se çfarë mekanizmi saktësisht është ky, por besohet se flavonoidi në çaj kontrollon ndezjet, zvogëlon trombozën dhe ndihmon në funksionimin më të mirë të venave të gjakut dhe parandalon bllokimin e arterieve”.


 
Veröffentlicht : 25/05/2009 2:19 p.m.
Teilen: