Benachrichtigungen
Alles löschen
Kuriozitete
1
Beiträge
1
Benutzer
0
Reactions
84
Ansichten
Themenstarter
Një klinikë nga qyteti Västerås në Suedinë qendrore është paditur për sterilizimin e pacientit të gabuar. Sipas të dhënave nga padia e ngritur në Bordin kombëtar për shëndetësi dhe mirëqenie, pacientit i cili më 22 qershor ka ardhur për të bërë biopsinë e prostatës gabimisht i është vazektomia. Ndryshe, sterilizimi tek meshkujt apo vazektomia është një intervenim që i mbyll tubat mashkullore që bartin spermatozoidet në organin gjenital mashkullor. Në fakt, mjekët kanë "harruar" të vërtetojnë identitetin e pacientit dhe kanë kryer vazektominë e cila ka qenë e caktuar të kryhet në pacientin i cili dashur të operohet më 23 qershor. Ende nuk dihet se çfarë sanksionesh do të pasojnë për klinikën dhe mjekët të cilët e kanë kryer operacionin.
Veröffentlicht : 03/07/2009 8:57 p.m.