Benachrichtigungen
Alles löschen

Sipas popullit

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
153 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2655]

Ballinën më të re të revistës People e cila i dedikohet përzgjedhjes vjetore të 100 njerëzve më të bukur në botë, po e zbukuron Christina Applegate.
Vitin e kaluar aktores bionde në moshën 36-vjeçare iu diagnostifikua kanceri në gji, andaj vendosi të kryej mastektominë e dyfishtë pasi që u testua pozitivisht ndaj këtij gjeni.

“Viti i kaluar ishte i rëndë dhe i pabesueshëm për Christina, por tash është shumë mirë. Është shumë optimiste dhe po e jeton jetën me gjallëri. Ka shtëpinë e re në Malibu Beach dhe të dashurin i cili vërtetë e dashuron”, tha njëra prej redaktoreve të revistës People.
Më shumë s gjysma e njerëzve të famshëm që u gjeten në listën e sivjetme të 100 njerëzve më të bukur në botë janë për herët të parë, e mes tyre edhe yjet e filmit të shpërblyer me Oscar, Slumdog Millionaire’, aktoret Dev Patel dhe Freida Pinto. Përveç tyre në mesin e më të bukurave janë edhe shumë yje të adoleshentëve si Zac Efron, Robert Mattinson, vëllezërit Jonas, Taylor Swift dhe ‘pjesë’ nga seriali ‘90210’.

Në listë gjendet edhe aktorja Halle Berry, për të cilën kjo është e 13 herë që paraqitet. Në kategori ‘pa grim’ u gjetën Cindy Craëford e mes shumë bukuroshëve dhe bukurosheve këtë vit për herë të parë u gjet edhe zonja e parë e SHBA, Michelle Obama.


 
Veröffentlicht : 02/05/2009 2:39 p.m.
Teilen: