Benachrichtigungen
Alles löschen

E shikon vetën në YouTube

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
185 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2656]

Michael Jackson çdo ditë i shikon video klipet e tij të vjetra nga paraqitjet e ndryshme në YouTube për të mundur të përgatitet për turneun e tij lamtumirës.
Mbreti i popit, Michael Jackson nuk është edhe aq në top formë, e si duket as memoria nuk po e shërben aq mirë.

Në kuadër të turneut të ardhshëm lamtumirës, e cila do të fillojë me paraqitje spektakolare në O2 Arena të Londrës në fillim të korrikut, ai po i përkujton koreografitë personale me ndihmën e internetit.
Kështu ai nga dita në ditë po i shikon lëvizjet e tij legjendare të vallëzimit në YouTube në mënyrë që të rikthehet në skenë krejtësisht i përgatitur.

“Michael dëshiron që koncertet të jenë të përkryera, që nga muzika deri tek koreografia. Që të duken pothuajse si dikur kur arriti famën më të madhe. I ka harruar disa hapa, andaj shkaku i kësaj po i kontrollon video klipet e vjetra”, tha një burim i afërt me këngëtarin.
Mezi po presim të shohim moonwalk të tij të njohur në paraqitje moderne.


 
Veröffentlicht : 02/05/2009 2:41 p.m.
Teilen: