E gjithëfuqishmja Madonna, u mbështet për muri kur 24-vjeçari, James Kambewa, babai i Mercy James të cilën Madonna me çdo kush dëshiron ta adaptojë, kërkoi kujdes të plot ndaj vajzës së tij. James thotë se dëshiron që vajzën e tij 3-vjeçare ta kursejë nga jeta plot ‘skandale’ dhe jeta me gruan me ‘moral të dyshimtë’. Babai i cili vajzën e tij asnjëherë nuk e ka njohur sepse e kishte lënë nënën e saj sa ishte shtatzënë, ua shkroi një letër avokatëve ku kërkon ndalesë automatike për adaptimin e vajzës.
Në intervistë për Daily Mail, Kambewa i cili mezi që i fiton 23 funta në muaj si roje, me këmbëngulje pohonte se është në gjendje t’i ofrojë vajzës së tij shtëpi të mirë. Mercy jeton në dom për fëmijë që nga vdekja e nënës.
“Ajo është vajza ime, gjaku im dhe i duhet dashuria princore”, pohonte James.
“Ajo nuk është jetime. Po e vërtetë se nuk e ka një prind, por unë jam gjallë andaj nuk është jetime. Madonna ka miliona, por kjo nuk e bënë nënë të mirë. Dashuria e prindit është më shumë se para”.
Gjithashtu shtoi: “Krahas kësaj mendoj se Madonna nuk është shembull i mirë. E kam parë në klipet e saj. Nuk paraqet moral të mirë. Si mundet një grua 50-vjeçare të vallëzojë pothuajse e zhveshur në skenë? Nuk do të doja që vajza ime të rritet ashtu. Gjithashtu kam dëgjuar se pas ndarjes po takohej me dy burra, të dytë shumë më të ri se ajo. Kjo është skandaloze. Si mundet një grua normale të dashurohet në djalosh i cili mund të jetë djali i saj? Jo, kursejeni Mercy time nga ky skandal”.
Gjykata tashmë ka refuzuar kërkesën e Madonna për adaptim, megjithatë ajo është e sigurt se gjithçka do të ndryshojë me paraqitjen e ankesës. Shpreson se kjo do të ketë sukses ngase ka përkrahjes e familjes së afërt të Mercy, përfshirë gjyshen Lucy Chekichiw dhe dajës Peter Beneti. Megjithatë kjo ishte para intervenimit të James e tash kjo përkrahje është pikëpyetje. Në letër Kambew shkroi: “Nuk pranoj në adaptim sepse konsideroj se jam i aftë të rrit fëmijës. A mundeni ju lutem të më ndihmoni që gjykata ta ndalojë procesin derisa të më dëgjojë mua”.
