Benachrichtigungen
Alles löschen

Sipas natyrës njerëzit janë optimistë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
73 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2900]

Studimi më i ri i kryer në më shumë se 140 shtet tregon se në fakt njerëzit janë optimistë. Shumica e tyre besojnë se në pesë vitet e ardhshme jeta do të jetë më e mirë, ndërkaq ata më optimistët jetojnë në Irlandë.
Pavarësisht recesionit, luftërave, varfërisë dhe pandemisë së gripit e cila ka goditur botën, njerëzit janë optimistë sepse këtë e kanë në natyrë, tregon studimi më i ri i Universitetit në Kanzas dhe Gallup.

Ky studim i cili të shtunën u paraqit në San Francisco në takimin vjetor të psikologëve tregon se optimizmi është i lindur tek të gjithë njerëzit dhe është i pakufizuar. Janë anketuar më shumë se 150 njerëz të rritur në më shumë se 140 shtet, ndërsa rezultatet optimiste deri diku i befasuar edhe vetë psikologët. 89 për qind e të anketuarve në tërë botën presin që gjatë pesë viteve të ardhshme do të bëhet mirë, ndërsa 95 për qind presin se gjatë pesë vjetëve të ardhshme në jetën e tyre gjithçka do të jetë mirë apo më mirë se tani.

“Këto rezultate janë dëshmi e madhe se optimizmi është fenomen universal”, deklaroi Matthew Gallagher, doktor i ardhshëm në Universitetin në Kanzas dhe studiues kryesor në projekt. Sipas rezultateve të studimit, njerëzit më optimistë janë në Irlandë, Brazil, Danimarkë dhe Zelandën e re, e më së paku janë në Zimbabve, Egjipt, Bullgari dhe Haiti. Gjatë studimit është dëshmuar se mosha dhe të ardhurat e të anketuarve kanë pasur ndikim të vogël në shkallën e optimizmit të një personi të caktuar.


 
Veröffentlicht : 25/05/2009 2:20 p.m.
Teilen: