Benachrichtigungen
Alles löschen

Katastrofa si atraksion turistik

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
95 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2901]

Është e pabesueshme se luftërat, sëmundjet, vërshimet apo fatkeqësitë tjera me pasoja frikësuese mund të tërheqin turistët. Vizita në pikërisht territore të tilla është bërë hit botëror, dhe duket se vendet e katastrofave po bëhen atraksione turistike.

Ka gjithnjë e më shumë të tillë të cilët vuajtjen njerëzore dëshirojnë ta përjetojnë në vetë të parë, andaj edhe agjencitë turistike iu përshtaten situatës. Trendi i quajtur ‘disaster tourism’ ithtarët i gjeti mes pjesëtarëve të klasës së mesme të cilët vuajnë të shohin vendin me aromë vdekjeje për ç’gjë dëgjuan në lajme. Shembujt më të mirë të turizmit të tillë janë territoret e shkatërruara me cunami të Azisë apo New Orleans ku mijëra njerëz vdiqën nga uragani. Megjithatë, New Orleans po rikuperohet shpejtë. Shumë jazz klube në Kuartin Francez kanë mbijetuar ndërsa Mardi Gras është i çmendur si më herët. Që vuajtja njerëzore gjithmonë tërheq shumë vizitorë, dëshmon edhe Pompeu antik, lokacion ky arkeologjik nën rrënojat e të cilit gjenden trupat e mijëra banorëve të tij.

Historia e keqe e bëri të famshëm edhe fshatin anglez, Eyam i cili në kohën e errët të mortajës u sakrifikua për kombin. U përcaktuan për veprim drastik dhe jetuan në izolim në mënyrë që vdekja e zezë të mos përhapej. Ndonëse më shumë se ¼ e banorëve vdiqën, ata njëkohësisht shpëtuan shumë jeta tjera.

Fatkeqësi me pasoja brutale pati edhe Chernobyl. Ndonëse zona e tij ende është territor i mbyllur, kureshtarët gjatë ditës mund të hynë brenda dhe me numëratorin e Geiger në dorë mund t’i afrohen reaktorit dhe ‘qytetit të shpirtrave’. Që nga katastrofat mund të nxirret diçka e dobishme tregon edhe Kobe në Japoni, ku pas tërmetit të tmerrshëm u hap muzeu memorial ku studiohet se si pasojat e fatkeqësive në të ardhëm mund të zvogëlohen. Tërmeti në vitin 1995 mori më shumë se 6500 jeta dhe shkaktoi dëm të madh material, ndërsa në muze gjenden shumë video simulime dhe lojëra elektronike që i kthejnë vizitorët në ditën fatkeqe të Kobe.


 
Veröffentlicht : 25/05/2009 2:22 p.m.
Teilen: