Benachrichtigungen
Alles löschen

Kërcen në lum, s'e duroi bezdinë e gruas

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
145 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3623]

Një vozitës kinez i kamionit ka kërcyer në një lum me rrjedhë të shpejtë, sepse nuk ka mundur të duroj më bezdisjen e gruas së tij. Zhou dhe gruaja e tij ishin në një anije-trap në mes të qyteteve Wuchang e Chonqing kur gjithçka i erdhi në maje të hundës, shkruajnë mediat kineze. Anëtarët e ekuipazhit të trapit e kanë parë burrin duke dalë nga kabina me duart e tij duke mbuluar veshët dhe duke thënë: "Nuk mund të duroj më". Ata fillimisht kishin menduar se ai po vuante nga një lëndim i veshit dhe shkuan t'i ndihmojnë, por morën vesh se ai nuk ishte i lënduar. "Derisa po mundoheshim ta kuptojmë se për çfarë bëhej fjalë, gruaja e tij erdhi dhe vazhdoi ta bezdis", ka thënë një anëtar i ekuipazhit. "Burri sërish i mbuloi veshët e tij dhe tha: 'Kam nevojë për një pushim' para se të kërcente në rrjedhën e lumit të shpejtë", ka shtuar ai. "Ne menjëherë morëm llambat për të ndriçuar ujin por nuk e gjetëm. Gjasat për mbijetesë mund të janë barazi me zero", kishte thënë anëtari i ekuipazhit. Megjithatë, më vonë gjatë asaj nate, policia e gjeti mashkullin i cili kishte arritur të notojë afro dy kilometra nëpër lumin e gjerë. "E ndjeva se po vdisja, por edhe ajo mu duk më mirë sesa bezdisja e gruas time", u ka thënë policëve i mbijetuari. Çifti ishte ribashkuar mëngjesin e nesërm në stacionin lokal të policisë kur gruaja e Zhout ka premtuar se do harroj vesin e saj të bezdisjes.


 
Veröffentlicht : 13/08/2009 10:01 p.m.
Teilen: