Benachrichtigungen
Alles löschen

Shkarkoi ilegalisht këngë nga interneti, dënohet me 1.9 mil

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
154 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3659]

Një gjykatë amerikane ka dënuar me 1.9 milionë dollarë gjobë një grua nga Minesota në SHBA pasi shkarkoi ilegalisht 24 kengë nga interneti. Avokati i të akuzuarës tha për CNN se procesi gjyqesor ndaj Jammie Thomas Rassett, nënë e 4 fëmijëve dh që punon për një tribu indiane, është i pari në Shtetet e Bashkuara për dhunim të të drejtës së autorit.

32 vjeçarja mbeti e shokuar nga vendimi edhe për faktin se të shkarkonte legalisht këngë nga interneti do t’i kushtonte vetëm 99 cent për këngë. Pas vendimit Rassett tha se do të apelojë vendimin. Gjykata vendosi një dëmshpërblim prej 8 mijë dollarësh për çdo shkelje të të drejtës së autorit, çka kënaqi shoqatën e producentëve diskografikë, Record Industry association of America (Riaa).

Thomas-Rasset ishte dënuar edhe më parë t’i paguante 22 mijë dollarë gjobë Riaa-s pas një procesi të zhvilluar në 2007, por vendimi u anullua. Këngët e shkarkuara nga interneti janë të No Doubt, Sheryl Croë, Gloria Estefan e Linkin Park.


 
Veröffentlicht : 18/08/2009 6:50 p.m.
Teilen: