Një hotel me katër yje, jo larg nga Venecia, gabimisht ka publikuar ofertën më tërheqëse të mundshme, vikend romantik me çmim prej një centi. Në ditën kur oferta është vendosur në faqen e internetit të hotelit "Crowne Plaza", 25 kilometra larg Venecias, janë rezervuar 1.400 fjetje, ka njoftuar hoteli, e rezervimet, siç duket, do të pranohen të gjitha. Drejtoria e hotelit fillimisht ka menduar se ndonjë haker gabimisht e ka vendosur ofertën me gabim, ka thënë menaxheri i shitjes Fulvio Danesin. Në fund është kuptuar se gabimi rrjedh nga Atlanta, në shtetin federal amerikan Georgia, ku edhe është zyra kryesore e e grupimit International Hotels të cilit i takon edhe hoteli afër Venecias. Për shkak të një centi në vend të 150 euro sa kushton zakonisht, e cila në faqe ka mundur të gjendet vetëm një natë, hoteli do të humbas 90.000 euro, ka thënë Danesin.
Benachrichtigungen
Alles löschen
Kuriozitete
1
Beiträge
1
Benutzer
0
Reactions
130
Ansichten
Themenstarter
Veröffentlicht : 18/08/2009 6:45 p.m.