Sëmundjet e ‘sëmura...
 
Benachrichtigungen
Alles löschen

Sëmundjet e ‘sëmura’

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
96 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2952]

Ju pëlqen të hani natën? Blini gjëra paplanifikuar? Jeni të dëshpëruar me botën rreth jush? Nëse në ndonjërën për pyetjeve jeni përgjigjur pozitivisht, edicioni i ri i Biblës së shëndetit psikik do t’iu diagnostifikojë me ndonjërën prej shumë çrregullimeve mentale.

Fjala është për librin ‘Doracaku diagnostik dhe statistikë për çrregullimet shpirtërore’ që deri më tani është përkthyer në 13 gjuhë, ndrysa edicioni i ri sjell edhe çrregullimet e reja, që shumicën i befasuan. “Psikiatrit si duket prodhojnë diagnoza mentale si Vatikani shenjtorë’ me ironi komentoi njëri prej kritikëve më të mëdhenj të psikiatrisë, dr. Thomas Szasz, autori i librit ‘Psikiatria: shkenca e rrejshme’.ndonëse qëndrimi i tillë është pak ekstrem, disa sëmundje të reja psikike të përmendura në libër janë pak ‘të sëmura’. Iu sjellim tetë çrregullime prej të cilave ndoshta ju vuani, e nuk e keni ditur.

1. Tejngopja si çrregullim i të ushqyerit

Sipas klinikës Mayo, ky është ‘çrregullim serioz që i shtynë njerëzit që vazhdimisht të konsumojnë sasi të mëdha ushqimi’. Dikush që vuan nga ky çrregullim mund të ndjehet i turpëruar nga sasia e ushqimit që e hanë dhe vazhdimisht premton se s’do ta bëjë këtë më, por oreksi është më i fortë se ai. Personi s’mund t’i rezistojë oreksit andaj ndjehet keq”. Lëvizjeve për të drejtat e personave mbipeshë një definicion i tillë s’do t’iu pëlqejë.

2. Sindroma e ngrënies gjatë natës

Mu sikur edhe te tejngopja, ky çrregullim karakterizon oreksin për zbrazje të frigoriferit, por edhe dallime në kohë kur paraqitet oreksi. Njerëz të tillë hanë gjatë natës e çrregullimi është ai i cili godet më shumë se 1 për qind të banorëve. Njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim konsumojnë ¼ të kalorive ditore. Shkencëtarët besojnë se sindroma e ngrënies gjatë natës është rrugë që dërgon tek mbipesha sepse ata që hanë gjatë natës e përjetojnë ushqimin si ngushëllim.

3. Varshmëria nga interneti

Ky është çrregullim i cili karakterizon përdorimin e vazhdueshëm të kompjuterit, dhe përmban tri elemente- lozje të tepruar me lojëra, obsesion me seks dhe dërgim i vazhdueshëm të e-mailav apo porosive. Siç pohojnë psikologët amerikanë, njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim kalojnë shumë kohë afër kompjuterit, nuk kanë ndjenjë për kohën dhe i anashkalojnë nevojat e tyre personale. Kjo sjell deri tek ndjenja e zemërimit, tensionimit dhe gjendje depresioni që mund ta rregullojë vetëm kompjuteri. Personat e tillë kanë nevojë për përgatitje të re dhe më të mirë kompjuteristike dhe softuer më të mirë, e nëse për këtë iu mungojnë para janë në gjendje të gënjejnë, mashtrojnë dhe vetmohen.

4. Varshmëria nga seksi

Aktori i njohur, David Duchovny vuajti nga ky çrregullim në serialin e njohur ‘Californication’, por edhe në jetë reale. Ky çrregullim definohet si nevojë e madhe për lidhje seksuale që vazhdimisht përsëriten. Personat e tillë, partnerët e tyre seksual i përjetojnë si gjëra që duhet përdorur. Interesant se ky çrregullim u gjet edhe në edicionet paraprake të Biblës së shendit mental, por u përjashtua në vitin 1994, e tash e rikthyen përsëri.

5. Nevoja e pakontrolluar për blerje

Këtë çrregullim e karakterizon nevoja e tepruar për blerje, që e dërgon njeriun për një serë vështirësi. Me sjellje të tilla, thonë psikologët, personi përpiqet të plotësojë zbrazëtirat emocionale e sjellja e tillë dërgon tek problemet edhe më të mëdha. Nuk është çudi që personat e tillë kanë edhe vështirësi ekonomike. Ndonëse kjo dukuri konsiderohej si pjesë e kulturës moderne, rrjedh se megjithatë fjala është për çrregullim i cili personat e tillë i mbush me frikë, brengë dhe mundim.

6. Çrregullimi i dëshpërimit

Të gjithë nganjëherë jemi të dëshpëruar, por këtë nuk e përjetonim si sëmundje. Megjithatë edhe ky çrregullim është përmendur në libër, e siç qëndrojnë gjërat edhe për këtë gjendje do të prodhohet ilaçi. Mjekët amerikanë thonë se personat që vuajnë nga dëshpërimi kanë ndjenjën se bota nuk është e drejtë ndaj tyre. Siç pohojnë, ky rast është pak më i komplikuar sesa hidhërimi. Këta janë njerëz të pafuqishëm, e gjendja e tyre zakonisht është e lidhur me stresin post-traumatik. Ata vazhdimisht në kokë i përsërisin pamjet e ngjarjeve që i kanë trazuar, por ndjenjat e tyre të vërteta i fshehin.

7. Grumbullimi patologjik i gjërave

Deri më tani ky çrregullim konsiderohej çrregullim obsesivo- kopmulsiv, por në edicionin e ri të ‘Doracakut diagnostik dhe statistikë për çrregullime shpirtërore’ do të ndahet si sindromë e posaçme. Thuhet se njerëzit obsesivo-kompulsivë grumbullojnë gjithçka e nuk hedhin asgjë. Gjërat dinë t’i ruajnë edhe më vite të tëra, e shtëpitë e tyre janë depo të mbeturinave.

8. Paragjykimet patologjike

Thënë thjeshtë, ky çrregullim është i ngjashëm me racizmin, homofobinë apo paragjykimet tjera, por pak më ekstrem. Njerëz me çrregullime të tilla kanë mendime agresive që zakonisht lidhen me paragjykime. Për shembull, një burrë refuzoi punën ngase frikësohej se kolegu i tij mund të jetë homoseksual, dhe se bota po bëhet vend i homoseksualëve. Njerëz të tillë ndjejnë se vazhdimisht janë të rrezikuar dhe se tjerët po i dëmtojnë.

-Megjithatë, nuk pajtohen të gjithë me këto ndarje. Dr. George Makari, drejtor i Institutit amerikan për Historinë e Psikiatrisë paralajmëron se shndërrimi i vështirësive sociale në sëmundje patologjike mentale është shumë e rrezikshme. “Na drejton në rrugë të gabuara sepse nga problemet që lidhen me sjellje tonë krijohen probleme biologjike”, tha Makari.


 
Veröffentlicht : 03/06/2009 9:44 p.m.
Teilen: