Gratë s’janë të lum...
 
Benachrichtigungen
Alles löschen

Gratë s’janë të lumtura

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
74 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2951]

Ndonëse pritej se sot gratë do të jenë shumë më të lumtura sepse u janë ofruar shumë mundësi, rezultatet e një ankete treguan të kundërtën. Sot, gratë janë të pakënaqura dhe të palumtura.

Pavarësisht feminizmit që zgjat tashmë 40 vjet, sot gratë janë më pak të lumtura. Ndonëse u janë afruar shumë mundësi sesa më herët, ndjehen më keq dhe s’janë të kënaqura në jetë. Rezultatet e një ankete të re tregojnë se janë baras të pakënaqura pavarësisht nga mosha, ato të cilat janë në martesë apo jo, si dhe ato të cilat kanë fëmijë apo s’kanë. Për shumicën rezultatet janë befasuese marrë parasysh se gratë moderne janë të ‘lira’ nga roli tradicional i amvisës. Sot ato janë më të fuqishme, janë më të mira se burrat në punët e arsimimin dhe në duart e tyre është krijimi i familjes.

“Çuditshëm se gratë kurrë nuk ishin në pozitë më të mirë se sot”, komentoi për gazetën Observer njeriu i parë i Marks& Spenser, Stuart Rose. Ai shtoi, se sot gratë nuk kanë pengesa në krijimin e karrierës. “Gratë sot mund të punojnë cilëndo punë që dëshirojnë dhe vetëm qielli është kufiri. Megjithatë vërej se ende ka gra që vazhdimisht ankohen”, tha Rose.

Dr. Katerine Rake, udhëheqësja e fushatës për barazinë gjinore, ka mendim të ndryshëm: “gratë me vështirësi arrijnë në funksione të larta, dhe kur të vijnë të caktuarit nuk dëshirojnë t’iu ndihmojnë. Gratë edhe në shtëpi kanë shumë obligime dhe do të duhej të kenë orar më fleksibil të punës”, tha dr. Rake. Ajo mendon se në krerët e firmave më të mëdha nuk ka vend për gra dhe se punët jashtë ekskluzivisht për burra.


 
Veröffentlicht : 03/06/2009 9:43 p.m.
Teilen: