Për t’i qëruar hesapet me problemin më të madh të njeriut bashkëkohor-stresin- mjaftojnë portokalli dhe shëtitja e vogël.
Shumë studime vërtetuan se njerëzit të cilat vazhdimisht janë të ekspozuar ndaj stresit kanë më shumë prirje për sëmundje. Pikërisht shkaku i këtyre me rëndësi është që në kohë të duhur të ballafaqoheni me armikun numër një.
Mjekja dhe nutricionistja amerikane, Bernadette Latson propozon disa mënyra të thjeshta se si të zvogëlohen pasojat e stresit në trup madje edhe nëse jeni të detyruar që tetë apo më shumë orë t’i kaloni në zyre. Hapi i parë është që të ndani shikimin nga monitori dhe t’ia ofroni vetës një shëtitje 10 minutëshe, do të ishte mirë nëse këtë e bëni në park apo sipërfaqe të gjelbëruar. Përveç relaksit duke shëtitur dhe frymëmarrje të thellë, rol të rëndësishëm luan edhe ushqimi përbërja e të cilit gjithashtu mund të zbusë trazirat e shkaktuara nga tensionimi, shkruan Upi.com.
“Një porcion prej drithërave do të nxit lirimin e serotinës në tru, përderisa ushqimi i pasur me acide yndyrore omega-3 do ta mbajë nivelin e duhur të kortizolit dhe adrenalinës, të njohur si hormone të stresit”, tha Latson.
Një gotë qumësht para gjymit do të ndihmojë në luftë kundër angështisë dhe stresit, ndërsa me ndihmë të madhe janë edhe portokallit të pasur me vitaminë C.
