Benachrichtigungen
Alles löschen

Pasojat e recesionit

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
143 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3050]

Largimet nga puna, ndikuan shumë keq në njerëz, ndërsa ata nuk shohin dalje nga situata, dhe vrapojnë pas alkoolit. Ndonëse mendojnë se së paku në këtë mënyrë mund të lehtësojnë stresin, fakt është se alkooli sjell vetëm probleme më të mëdha.
Stresi shkaku i humbjes së punës, i godet një numër të madh njerëzish, e pikërisht shkaku i kësaj njeri në gjashtë muajt e fundit pi më shumë alkool, tregon një studim.

Pothuajse katër nga dhjetë të intervistuar pranuan se pinë shkaku i problemeve të shkaktuara nga recesioni apo njeh dikë që pi për të lehtësuar stresin. Gjysma e atyre që i larguan nga puna pranuan se pinë më shpesh gjatë ditës.
“Jemi duke u ballafaquar me recesionin më të keq në histori dhe njerëzit e kanë të vështirë. Dihet se humbja e punës është njëra prej ngjarjeve më stresuese dhe shumica i kthehen alkoolit. Por alkooli shkakton depresion dhe mund të sjellë deri tek shtimi i angështisë dhe stresit. Njerëzit u tërhoqën në qarqet e tyre imagjinare dhe është vështirë të dalësh nga aty”, deklaroi Chris Sorek, udhëheqësi i studimit.

“Është lehtë të nënçmosh dëmin psikik të shkaktuar me humbjen e punës. Kjo ndikon shumë në njerëz dhe familje. Fatkeqësisht, jemi dëshmitarë se shumica tashmë iu kthyen alkoolit për të lehtësuar jetën, por kjo s’është zgjidhje”, përmendi Avis Johns, anëtar i fondacionit vullnetar britanik.
Në Britaninë e Madhe, njerëzve që kanë mbetur pa punë do t’iu shpërndahen doracakët me udhëzime eksperte për atë se si përsëri të gjejnë punë. Shpresojnë se deri diku kjo do të lehtësojë situatën në vend. Aksione të tilla planifikohen edhe në disa shtete tjera evropiane.


 
Veröffentlicht : 10/06/2009 10:25 p.m.
Teilen: