Pop këngëtarja është në lidhje me agjentin e saj, Jason Trewick.
Këngëtarja Britney Spears dhe 37-vjeçari, Jason Trewick janë në lidhje romantike dhe këtë disa burime anonime e konfirmuan për tabloidët amerikanë.
“Jason është diçka më e mira që i ka ndodhur. Përzgjedhjen e saj e miratojnë edhe prindërit, sidomos babai Jamie”. Disa ditë para se këngëtarja të fillonte turneun e saj botëror, çifti qëndroi në Bahamas, megjithatë atëkohë raportin e tyre e përshkruan vetëm si profesional.
Miqtë e afërt me çiftin zbulojnë se fjala është për lidhje emocionale, dhe së zëdhënësja e këngëtares së shpejti do të informojë publikun lidhur me këtë. Jason është duke e përcjellë Britney në turneun e saj dhe momentalisht janë bashkë në Londër ku këngëtarja do të interpretojë në O2 Arena në Londër.
“Janë shumë të dhënë pas njëri tjetrit. Britney gjithmonë ishte e dashuruar në të, e fëmijët e saj e adhurojnë atë”. Ndërkaq Britney një kohë ishte në lidhje me Justin Timberlake, pastaj u martua me Kevin Federline dhe argëtohej me paparazzin, Andan Galiba.
