Benachrichtigungen
Alles löschen

Kursime shkaku i recesionit

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
79 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3051]

Avio-kompanitë filluan të përjashtojnë të gjitha që konsiderojnë të panevojshmen mënyrë që aeroplanët të jenë më të lehtë dhe të shpenzojmë më pak derivate dhe ashtu të zbusin goditjen e recesionit, njoftoi Shoqata Ndërkombëtare e Aviotransportit.
Kështu kompania amerikane, Northwest Airlines përjashtoi edhe lugët e plastikës nga oferta. Në JAL të Japonisë, të gjitha që zakonisht shkojnë në një 747, i vendosën në mes të sallën së gjimnastikën dhe vendosën se cilat krejt gjëra t’i përjashtojnë.

“Kur bëhet fjalë për aeroplan të madh me të cilin udhëtojnë 400 njerëz, ndërsa ushqimi ndahet 2 apo 3 herë, aq mjete për përdorim mund të lehtësojnë aeroplanin edhe shumë”, shpjegoi drejtori i IATA, Paul Steele. Ai shtoi se me përllogaritje të tillë kanë kursyer më shumë se çka menduan.
Avio-kompanitë do t’i përmbahen këtij plani, siç thotë Steele për Telegraph dhe shtoi se do të përjashtojnë të gjitha që nuk janë të domosdoshme, ndërsa është duke u punuar edhe në përgatitje më të lehtë të aeroplanëve që do të pasojnë. Kështu gjeneratat e ardhshme të aeroplanëve do të kenë 30 për qind ulëse më të lehta se tani.


 
Veröffentlicht : 10/06/2009 10:26 p.m.
Teilen: