Benachrichtigungen
Alles löschen

Glamuri pervers

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
100 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2916]

Nevojitet gjysmë ore që me gondola të përshkohen pishinat, ndërsa wellness qendra e ka një dhomë përplot borë. Banjat në dysheme kanë pasqyre të dekoruara me ar të pastër.

The Mardan Palace luksoz u hap në krahinën turke Antalia tashmë u shpall hoteli më i shtrenjtë dhe më i madh evropian.
Hotelet turke, ofertën e vetë edhe ashtu të pasur e shtuan me projekt megaloman të The Mardan Palace në të cilin ua kanë lakmi edhe sheikët arabë. Hoteli luksoz iu dedikohet atyre me xhep jashtëzakonisht të pasur. Miliarderi rus, Telman Ismailov në këtë projekt investoi rreth 1 miliard dhe gjysmë euro, ndrysa luksi shihet në secilin hap dhe në secilin detaj.

Hoteli posedon 560 dhoma dhe dy apartamente mbretërore në kuadër të së cilit janë edhe pishinat private. Një natë në apartament kushton mbi 13.000 euro ndërsa në hotel janë shpenzuar 2.500 tonë ari, 500.000 kristale dhe 23.000 metra katrorë mermer më të mirë italian. Në hapjen e këtij hoteli morën pjesë Sharon Stone, Richard Gere, Seal... ndërsa pihej shampanja Mouton Rothschild. Ylli i mbrëmjes ishte Mariah Carey e cila për paraqitje këtu thuhet të ketë marrë 1 milion dollarë.

Të gjithë mysafirët u sollën me aeroplan privat, e për ardhjen e tyre natyrisht u paguan. Në këtë perandori të hedonizmit dhe luksit, tualetet kontrollohen me pilot digjital, ndërsa mysafirët zgjedhin jastëkët dhe jorganët varësisht nga ‘menyja’ që gjendet afër secilit shtrat. Plazhi privat u krijua nga 9.000 tonë rërë të argjendtë të importuar nga Egjipti. Pishina gjigante shtrihet në sipërfaqe prej më shumë se 2 hektarë ndërsa nga një breg në tjetrit mysafirët mund të transportohen me gondola për ç’gjë nevojitet 30 minuta.

Në mes të pishinës gjenden akuariumet nënujore me 2.400 peshq përfshirë edhe peshkaqenët dhe pak a shumë mund të notoni me ata ama nga ana tjetër e xhamit. Në hotel gjenden 11 restorante që paraqesin kuzhina të ndryshme botërore, ndërsa restoranti italian i vendosur afër ujit është i përgatitur me enë nga porcelani me nënshkrimin e Hermes. Vetëm këto enë vlejnë mbi 1,5 milionë euro.


 
Veröffentlicht : 26/05/2009 8:59 p.m.
Teilen: