Benachrichtigungen
Alles löschen

Tragjedi me vajzën e Tyson

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
92 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2909]

Vajza 4-vjeçare e boksierit të njohur Mike Tyson, gjendet nën aparate që po e mbajnë në jetë pasi që u gjet në gjendje kritike, njoftoi policia në Phoenix.
Vëllai 7-vjeçar e gjeti vajzën në shteg për vrapim ndërsa rreth qafës i ishte mbështjellë kablloja për ushtrime, pohoi hetuesi, Andy Hill duke e përshkruar ngjarjen tragjedi e madhe.

Djaloshi vërtetoi se kishte thirrur nënën e cila ishte në dhomë tjetër ndërsa ajo u përpoq ta rianimoi dhe thirri ambulancën. Stafi i ambulancës dhe zjarrfikësit u pëerpoqen gjithashtu ta rianimojnë vajzën dhe urgjentisht e dërguan në spitalin më të afërt, ku arriti në gjendje kritike dhe gjendet nën aparate që e mbajnë në jetë. Në raportin e Hill qëndron s vajza ishte duke luajtur në shteg për vrapim në të cilin pas konzolën qëndronte një kabllo, në të cilin vajza vendosi kokën apo rrëshqiti.

Ish-boksieri gjatë kohës së tr5agjedisë gjendej në Las Vegas dhe më të kuptuar për aksident erdhi në Phoenix. Nuk dha kurrfarë deklarate, por nga 42Ëest, agjenci për marrëdhënie me publik e cila e përfaqëson dhanë deklaratë në emër të tërë familjes.
“Familja Tyson sinqerisht dhe thellë i falënderon të gjithë ata që iu dhanë përkrahje dhe lutet së bashku me ta, dhe lutën për privatësi në këto momente kaq të vështira”.
Hill shtoi se në hetim nuk ekziston asgjë të dyshimtë dhe se bëhet fjalë për aksident fatkeq.


 
Veröffentlicht : 26/05/2009 12:56 p.m.
Teilen: