Benachrichtigungen
Alles löschen

Joshni me një krahë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
510 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3052]

Ideale për daljet e mbrëmjes, fustanet me një krahë janë diçka pa të cilën adhurueset e modës këtë vit s’do të shkojnë në pushim. Të gjata, të shkurtra, te thjeshta, të shtresëzuara- dizajnuesit porosisin se të gjitha fustanet me një krahë janë të dëshiruara. Shumë fytyra të njohura, si Kate Winslet, Gwyneth Palthrow, Kate Moss, Drew Barrymore dhe Rihanna tashmë promovuan këtë pamje në tepihun e kuq. Edhe Michelle Obama veshë fustane të tilla.

Larg asaj se trendi i një krahu është vetëm tekë e modës; të kthehemi në Greqinë antike kur visheshin. Këto fustane të hyjneshave këtë sezon mund t’i shëtisim kudo, ndërsa dizajnuesit ofruan një serë kreacionesh që vishen edhe në raste joformale. Më së shpeshti këto janë fustane të shkurtra të lehta me ngjyra vjollce, të verdhë apo të portokallit. Materialet që zakonisht përdoren janë sateni dhe mëndafshi. Krahu është voluminoz, i pasur i zbukuruar...gjithmonë duhet të dallohet. Këto fustane janë seksi, vija diagonale ngushtohet përmes pjesës së epërme të trupit, që duket joshëse po aspak vulgare. Megjithatë në qendër të vëmendjes është krahu.

Lanvin po përdor fustane të shkurta klasike me ngjyra të çelura. Këtë trend po e përdor edhe Versace, më shumë i përcaktuar për elegancë të gjatë. Gucci ofroi kreacione edhe për ditë me fustane të gjata me ngjyra deti, ndërsa Carolina Herrera theksin e vë mbi ngjyrat e çelura.
Për ta bartur këtë stil, kujdesuni që krahët tuaj të jenë gjithmonë të butë dhe të kujdesur. Sutjenat e mira pa rripa janë të rëndësishëm për pamje të mirë.


 
Veröffentlicht : 10/06/2009 10:30 p.m.
Teilen: