Benachrichtigungen
Alles löschen

Konsumi i tepërt i Coca Cola dëmton eshtrat

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
80 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2834]

Konsumimi i sasive të mëdha të Coca-Cola mund të sjell deri tek problemet me muskuj, punë të parregullt të zemrës dhe dëmtimi i eshtrave, paralajmërojnë ekspertët.
Krahas kariesit dhe diabetit të njohur nga më herët, mjekët paralajmërojnë se sasia e madhe e pijeve të gazuara zvogëlon nivelin e kaliumit në gjak. Kjo mund të shkaktojë probleme me muskuj dhe ritëm anormal të zemrës.

Në një studim që e kryen shkencëtarët grekë, hulumtohej ndikimi i dy apo më shumë litra të pijes së gazuar në ditë në shëndetin e njerëzve. Marrë parasysh se pijet e gazuara më së shpeshti përmbajnë glukozë, fruktozë dhe kafeinë, shkencëtarët hulumtuan ndikimin e këtyre tre përbërësve në organizëm.
Sasia e madhe e kafeinës mund të ndikojë në punën e parregullt të zemrës, ndrysa fruktoza mund të shkaktojë barkqitje, nëse konsumohet në sasi të mëdha.

Sheqeri në sasi të mëdha sjellë deri tek paraqitja e diabetit të tipit 2, kariesit dhe problemeve me metabolizëm. Krahas këtyre, sasia e madhe e pijes së gazuar në konsumimin ditor shton edhe rrezikun nga osteoporoza, probleme gastrointestinale dhe me veshke. Studimi tregoi se konsumuesit të cilët kishin probleme shëndetësore dhe ndaluan së konsumuari pijet e gazuara arritën shërim të plotë, megjithatë ende ishin të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të caktuara. Ndonëse prodhuesit kohëve të fundit zvogëluan sasinë e sheqerit në prodhime, sheqeri artificial edhe tutje mbetet problem.


 
Veröffentlicht : 22/05/2009 1:23 a.m.
Teilen: