Një hulumtim në SHBA tregoi se gratë janë të gatshme të abstenojnë nga seksi me këmbim të gardërobës së re. Disa prej tyre do të mundnin që edhe tri vjet të përmbahen nga seksi nëse kjo do të kishte nënkuptuar se munden të blejnë të gjitha rrobat që do të dëshironin.
Në këtë anketë morën pjesë 1000 gra nga disa qytete të mëdha amerikane, ndersa rezultatet çuan shumë pluhur. Është dëshmuar se gratë janë të gatshme të heqin dorë nga seksi mesatarisht 15 muaj vetëm e vetëm që të munden të blejnë copa të rrobave të dizajnuesve të njohur.
Nëse do të kishin fituar rroba komplet të reja, disa do të hiqnin dorë nga seksi edhe për tri vjet. Madje 61 për qind e grave deklaruan se më vështirë ju duket nëse do të kishin mbetur pa një rrobë të tyre të preferuar sesa, që një muaj së paku të jetojnë pa seks.
Hulumtimi tregoi se mesatarisht gratë qëndrojnë më gjatë me ‘një rrobe’ sesa me një burrë. Lidhja me një burrë mesatarisht zgjat 11 vjet, ndërsa me rrobat e preferuara për një vjet më shumë, 12.
