Benachrichtigungen
Alles löschen

Prapë po gënjen?

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
79 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2833]


Ndonëse së voni demantoi informatën se ka dashnore të re, David Beckham, nëse i besohet bukuroshes, Mariann Fogarasy, përsëri u zu duke gënjyer. Përderisa manekinia hungareze pohon se ishte në darkë me njërin prej burrave më të dashur në planetë, David betohet në dashuri të përjetshme ndaj bashkëshortes së tij, Viktoria.

“Nuk kam absolutisht kurrfarë nevoje për ndonjë grua tjetër. Viktoria është e vetmja grua që e dashuroj dhe dua” deklaroi Beckham, përderisa hungarezja pohon të kundërtën.

“E kam njohur David më 22 prill, kur Milan luajti ndeshje miqësore në Budapest kundër ekipit të përzgjedhur së ligës hungareze. Pas ndeshjen ia dhashë numrin tim, dhe ai më thirri. Jemi takuar dhe kemi biseduar. David më dha një puthje dhe tha se do të takohemi përsëri. Para dy jave shkova në Itali, sepse ai më thirri”, pohon biondina Mariann.

Lidhur me këtë tregim u përgjigje edhe ‘e tradhtuara’ Viktoria e cila u përpoq që këtë pakënaqësi ta fsheh me sarkazëm.
“Çfarë është dashur David t’iu thotë gazetarëve? Ndoshta: ‘Unë nuk e dua bashkëshorten time? Ndoshta zonjusha në fjalë ishte e detyruar ta thotë këtë”, deklaroi Posh Spice e cila tashmë një herë ia fali tradhtinë bashkëshortit.


 
Veröffentlicht : 22/05/2009 1:21 a.m.
Teilen: