Benachrichtigungen
Alles löschen

Kokainë në ajër

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
90 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2836]


Nëse merrni frymë në qytetet spanjolle, Barcelonë dhe Madrid, sipas rezultateve më të reja, përveç ajrit të zakonshëm të papastër, në organizëm mund të fusni madje edhe substanca ilegale.

Rezultatet e analizës së ajrit në këto dy qytete tregojnë prezencën e disa drogave, në radhë të parë kokainës.
Instituti i qeverisë erdhi deri tek informata tronditëse, që zbulon se në ajrin e këtyre dy qyteteve qëndrojnë kokaina dhe disa droga të tjera si amfetamina, kanabis dhe disa derivate si LSD.
Shkencëtarët thonë, se shembujt e marra të ajrit në këto dy qytete janë marrë në lagjet e njohura për konsumim të madh të drogës, megjithatë pohojnë se nuk ka arsyeje për panik.

‘Banorët do të duhej të jetoni përafërsisht 1000 vjet për t’i vërejtur pasojat e konsumimit të sasisë së kokainës që është gjetur në ajrin e qyteteve”, thotë njëri prej shkencëtarëve, Miren Lopez de Alpa.


 
Veröffentlicht : 22/05/2009 1:30 a.m.
Teilen: