Benachrichtigungen
Alles löschen

Qerpikët artificial prapë në modë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
118 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2837]

Në fillim, qerpikët dramatik artificial ishin gjë qesharake dhe kohëve të fundit i përdornin kryesisht bukuroshet e plakura që ende jetojnë në të 60-at, transvestitët dhe princeshat e showbizit.

Vitet e fundit, qerpikët artificial po përjetojnë renesancën. Ata janë bërë të domosdoshme në interesimin e përditshëm me bukurinë femërore. Tash qerpikët artificial janë pranuar mirë dhe janë popullarizuar ndërsa së fundi kishim rastin të shohim edhe Michelle Obama duke i promovuar. Shitja e qerpikëve artificial në tërë botën është shtuar ndërkaq gratë po i përdorin me shumë vetëbesim.

Në tërë botën po hapen qendrat kozmetike të bukurisë, të cilët ekskluzivisht iu dedikohen vendosjes së qerpikëve artificial ndërsa tregu u vërshua me maska speciale që premtojnë volum të tyre. Nëse gjërat artificial s’janë për ju dhe dëshironi të mbesni natyral, ndoshta do t’iu interesojë një preparat i ri. Në pyetje është Latisse- pije speciale që përmban enzima që ndihmojnë që qerpikët të rriten më shumë dhe të marrin ngjyrë më të mbylltë.

Trendi i popullaritetit të qerpikëve artificial vazhdon, ndërsa gratë të cilat i përdorin të gjitha përparësitë që i krijojnë këto shtesa thonë se ndjehen më të reja, më të bukura dhe më tërheqëse. Sipas disa hulumtimeve, shumica prej këtyre grave hoqën dorë nga ndërhyrjet kirurgjike si heqja e rrudhave rreth syve, pasi që filluan të përdorin qerpikët artificial.


 
Veröffentlicht : 22/05/2009 1:32 a.m.
Teilen: