Benachrichtigungen
Alles löschen

Frika nga terroristët, varfëria, sëmundjet...

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
106 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2724]

A ndjeni kohëve të fundit brengë më të madhe, se zakonisht? A brengoseni shkaku i krizës globale financiare, krimit, ngrohjes globale...?
Nëse përgjigja është pozitive, nuk jeni të vetmit- rezultati i anketës së kryer në Britaninë e Madhe tregon se 1/3 e të anketuarve bota është bërë ‘vend i frikshëm’, ndërsa në 15 vjetët e fundit numri i njerëzve të cilët vuajnë nga çrregullimet anksioze është shtuar për madje 800 mijë.
Andrew McCulloch, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Britanik për Shëndet Mental bënë me dije tri arsyeje që ndikojnë në shtimin e numri të të brengosurve:

“Një arsyeje është raportet që çdo ditë mund të gjenden mes medieve, ndrysa e dyta, gjendja në shoqëri- respektivisht fragmentimi i saj, si dhe largimi gjithnjë më i madh i njerëzve. Arsyeja e tretë është shtimi i vetëdijes lidhur me rreziqet. Njerëzit, nganjëherë më të drejtë, e nganjëherë jo, botën e jashtme gjithnjë më shumë e shohin si rrezik potencial”, tha ai.

“Pjesërisht kjo është pasojë e porosive që na i dërgojnë jo vetëm qeveritë por edhe OJQ-të dhe grupet e ndryshme të lotimit. Parashikimet lidhur me ndryshimet klimatike dhe mjedisin jetësor krijojnë frikën nga fundi i shpejtë i botës. Edhe frika nga terrorizmi është e shtrirë, e nxitur nga posterat me të cilët janë të mbushur qytetet tona, si dhe kamerat e sigurisë. Të gjitha këto krijojnë klimën e frikës në shoqëri”, thotë për BBC psikoterapeutja, Binna Kandola.

Profesori i filozofisë në Universitetin e Londrës, A.C Grayling është pak i befasuar me rezultatet e kësaj ankete, sepse siç thotë, për shtim kaq të madh të anksiozitetit, sipas tij, nuk ka arsyeje objektive:
“Nëse kohën e tashme e krahasojmë me të kaluarën- me periudhat pas dy luftërave botërore, apo edhe më gjatë me shekullin XVIII dhe XIX- atëkohë ka pasur edhe më shumë arsyeje për brengosje. Të përmendi vetëm se vendet e punës ishin jashtëzakonisht të pasigurta, e mbrojtja shëndetësore nuk ekzistonte”.

Qetësia përgjegjëse për nervozen

“Shoqëria e qetësuar”, në njëfarë mënyre është fajtore për nervoza të tilla, konsideron profesori Grayling.
“Do të isha kthyer në fund të viteve të 40-a të shekullit të kaluar, kur në Britaninë e Madhe u fut mbrojtja universale e shëndetësisë- në vitet që pasuan, numri i qytetarëve të cilët kërkonin ndihmën e mjekut u shtua në mënyrë dramatike, vetëm për arsye se mund ta bënin këtë. Me kalimin e kohës, pragu i tolerancës ndaj çrregullimeve të durueshëm fizike dhe psikike dukshëm ka rënë dhe me këtë pjesërisht mund të shpjegohet edhe trendi i sotëm i shtimit të anksiozitetit në Britani të Madhe”.

Këtu, shton bashkëbiseduesi i BBC, qëndron edhe largimi i njerëzve në qendrat e mëdha urbane, por mbi të gjitha këtu janë mediat- e sidomos televizioni që është në kërkim të vazhdueshëm të lajmeve dramatike.
“Çdo ditë ndodhin miliona gjëra të mira, konstruktive, ngushëlluese por për ato nuk raportohet. Njerëzit nga momenti në moment bombardohen me lajme të këqija dhe kjo e ndryshon perceptimin e tyre ndaj botës. Kjo natyrisht nuk do të thotë se s’ka arsyeje për brengosje- recesioni është më shumë se real, reale janë edhe kërcënimet terroriste, por megjithatë duhet mbajtur ndjenjën për masë”, thotë Grayling.

E si të gjejmë baraspeshën? Me joga apo psikoterapi?

“Joga, gjithsesi se është e mirë, por nuk është zgjidhje për këtë problem. Mendoj se do të ishte mirë që të gjithë ne të përkujtohemi se si jetuan prindërit tanë dhe prindërit e tyre- jeta atëkohë ishte shumë më e vështirë, e rrezikshme dhe e papritur. Në fakt ne do të duhej të ishim shumë më të kënaqur”, vlerëson në fund të bisedës për BBC, profesori A.C Grayling.


 
Veröffentlicht : 11/05/2009 4:24 p.m.
Teilen: