Benachrichtigungen
Alles löschen

Probleme me të dëgjuarit

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
88 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2725]

Studimi i ri tregoi se gratë dëgjojnë më së miri kur bëjnë thashetheme apo kur i spiunojnë bisedat e huaja.
Më shumë se 2/3 e grave pranuan se vërtetë dëgjojnë bashkëbiseduesin si duhet vetëm gjatë kohës së partisë së thashethemeve me miket. Përqindja e njëjtë mendon se më së miri dëgjojnë kur përpiqen të spiunojnë bisedën e huaj. Gjysma e burrave pranuan se më me vëmendje dëgjon thashethemet, përderisa vetëm 40 për qind e tyre përpiqen të dëgjojnë bisedat e huaja.

Në studim ku morën pjesë 200 burra dhe gra, 1 në 5 burra pranuan se gjithmonë përpiqen të dëgjojnë qartë secilën fjalë të bashkëbiseduesit të tyre, përderisa të njëjtën e pranuan pak më pak gra. Gratë më së shpeshti ç’kyçen nga biseda kur dëgjojnë kolegët nga puna, ndërsa gruaja mesatare në vetëm 64 për qind të rasteve e kap atë çfarë i thonë. Që bisedat me partnerin shpesh dinë të jetë jointeresante, pranojnë shumë gra, andaj ato mesatarisht dëgjojnë vetëm 70 për qind të asaj çfarë u ka thënë partneri. Pothuajse gjysma e të anketuarve thanë se dëgjojnë vetëm çfarë flasin të tjerët. Audiologia, Wendy Daviesnga Siemens Hearing Instruments e cila udhëhoqi këtë studim tha: “Shenja e parë e humbjes së të dëgjuarit është përsëritja e vazhdueshme: Më falni, çfarë thatë? Apo kur e ngritin zërin e TV.

Nëse mendoni se kjo po iu ndodh edhe juve, është koha që ta vizitoni mjekun për të kontrolluar të dëgjuarit. Në fakt, nuk duhet të jeni plak për të dëgjuar keq. Shumë kohë e kaluar në hapësirat me muzikë të lartë apo dëgjimi i lartë i MP3 pajisjeve mund ta dëmtojnë dëgjimin, andaj është e rëndësishme të kontrolloni dëgjimin nëse mendoni se do të duhej.
Madje edhe nëse konstatohet se po e humbni të dëgjuarit, nuk duhet bërë panik. Pajisjet për rregullimin e të dëgjuarit janë shumë modern dhe të ndryshëm se ata që plakat i bartin. Sot këto janë aparate të madhësisë së një kokrre bizeleje që nuk shihen fare”.


 
Veröffentlicht : 11/05/2009 4:26 p.m.
Teilen: