Benachrichtigungen
Alles löschen

E bukur dhe e re

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
161 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2657]

Në opinion rrodhi njëri prej xhirimeve më të vjetra të yllit të show britanik të talenteve të muzikës, Susan Boyle, i bërë që para 25 vjetëve. Xhirimi shfaq atëkohë 22-vjeçarën Susan se si në klubin ‘Motherwell FC’s Fir Park’ këndon këngën ‘The Way You Were’ të të famshmes Barbra Streisand dhe këngën ‘I Don’t Know How To Love Him’ nga mjuzikli ‘Jesus Christ Supersatar’.

Xhirimin e Susan të re nga harresa në dritë të ditës përsëri e nxori Gerry McGuinness, njeriu i cili me kamera shënoi paraqitjen e saj para 25 vjetëve.
“Ajo ishte aq e turpshme, por në atë kohe edhe shumë atraktive, njerëzit ktheheshin pas saj kur hynte diku”, tha për Daily Records dhe shtoi se nuk e kishte njohur menjëherë Susan të cilën e kishte parë në shown ‘Britain’s Got Talent’.
“Pastaj e mike me thirri dhe më pyeti a mos kam ndoshta edhe ndonjë xhirim. Më vjen mirë që ajo më në fund mori mirënjohje çfarë e meriton. Ajo është thjeshtë këngëtare e mrekullueshme”, tha 61-vjeçari Gerry.


 
Veröffentlicht : 02/05/2009 2:43 p.m.
Teilen: