Benachrichtigungen
Alles löschen

Aspak seksi, por e shkrijnë celulitin

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
99 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2711]

Pyetja e cila i mundon shumë gra është se si në mënyrë të thjeshtë të heqin celulitin dhe të duken sa më mirë në rroba të ngushta. Si duket zgjidhja u gjet- pantallonat e nxehta që shkrijnë celulitin.
Ndonëse nuk duken kush e di sa seksi, shumë gra po vrapojnë pa këtyre, që këto ditë u paraqitën në treg në Britaninë e Madhe.

Pantallonat që veshën nën rroba të quajtura ‘Scala Bio-Fir’ shkrijnë celulitin duke e nxehur lëkurën. Gratë të cilat i veshin gjatë një muaji vërtetuan se duke iu falënderuara atyre vërejtën ‘reduktim të madh të korës së portokallit në lëkurë’.
Këto pantallona që shiten me çmim prej 25 funtash, janë të bëra nga materiali i cili në vete përmban kristale. Ata në prekje me trupin nxehën dhe përshpejtojnë qarkullimin në pjesën e vitheve, prapanicës dhe barkut dhe nxisin qelizat e yndyrshme që të ‘shndërrohen’ në lëng e cila pastaj sekretohet nga trupi me ndihmën e mëlçisë.

Efekti arrihet duke i veshur këto pantallona për 30 ditë, gjashtë orë në ditë dhe zgjat deri në një vit pas bartjes së tyre, natyrisht me kusht që të ushtroni rregullisht dhe të kini kujdes për regjimin e ushqimit. Nëse celuliti rikthehet, grave iu propozohet që ta përsërisin tretmanin 30 ditësh, thonë prodhuesit.
A do të fusin këto pantallona vërtetë revolucion në trajtimin e celulitit apo është fjala për ndonjë prodhim çudibërës i cili do të përfundojë i harruar në fund të ormanit, mbetet të shohim.


 
Veröffentlicht : 07/05/2009 8:25 p.m.
Teilen: