“U paraqit e veshur si pastruese e cila në të zezën punon si valltare striptizi. Ky ishte çast gjenial por aspak atraktiv për Madonna dhe Marc Jacobs i cili dizajnoi kapelën e saj për Louis Vuitton”, ishte vetëm njëra prej kritikave që përshkruan paraqitjen e çuditshme të Madonna në ahengun kryesor që iu kushtohej grave të bukura.
Plot muskuj, Madonna nuk ishte e vetmja në cakun e kritikëve, por pothuajse të gjitha gratë që u paraqiten në tepihun e kuq.
“në natën e cila iu kushtohej grave të bukura, asnjëra nuk ishte as afër që ta fitonte titullin e më të bukurës. E vetmja mënyrë që t’iu vërejë dikush, krahas pëlhurës shkëlqyese që e pati Kate MOss ishte që të deheni para se vërtetë të deheni”, shtoi kritiku.
Krahas Madonna me kapele katastrofave dhe fustanin ‘shkëlqyes’ të Kate Moss, dukej sikur asgjë më keq s’mund të ndodh derisa u paraqit Rihanna. E veshur në kostumin e Dolce& Gabbana që nga pak ngjante në atë të palaqos, e rrahur së voni këngëtarja dëshpëroi të gjithë që ishin aty me përzgjedhjen e saj të modës. Tërë situata nuk do të ishte edhe aq e tmerrshme nëse mëngën e kostumit nuk do fluturonin gjysmë metri në ajër.
Mu sikur Madonna edhe bashkëshortja e futbollistit David, Viktoria Beckham me një fustan me pika mbathi këpucë me take. Në fakt në vetë takën me forme ovale gjendeshin dekorimet që dukeshin qarte se nuk e kanë vendin aty.
Në pozat e saj Viktoria dukej sikur e kishte shkelur treni. Përveç asaj kishte veshur polka-fustanin me pika me të cilin as që vërehej”, tha kritiku i një tabloidi britanik.
Përveç individëve të veshur në mënyrë të shëmtuar pati edhe yje që meritojnë lëvdata. Jessica Alba, Heidi Klum, Jessica Biel, Amber Rose...treguan se çfarë është shije e mirë.
