Konsumi i çajit mund të ndihmojë në luftë kundër tepricës së kilogramëve, tregoi një studim i kryer në Gjermani.
Çaji i bardhë i cili bëhet nga gjethet dhe lulet e të paoksiduara, përmban më pak kafeinë se çaji i zi, dhe më shumë teatinë që qetëson dhe rregullon disponimin.
Siç shkruan zhurnali i internetit. ‘Ushqimi dhe metabolizmi’ thashmë është dëshmuar se ky çaj ndihmon për dobësim sepse parandalon grumbullimin e yndyrës dhe i shkrin shtresat ekzistuese.
‘Çaji i bardhë është burim i dobishëm natyral i substancave që ndihmojnë në mbajtjen e peshës, e me këtë mundet edhe të mbrojë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti”, tha studiuesi Mark Vinefeld nga firma gjermane e kozmetikës, ‘Beiersdorf’.
Studimet e mëhershme treguan se çaji mund të ndihmojë në mbrojtjen e organizmit edhe nga disa forma të kancerit.
Për një kilogram të çajit të bardhë nevojiten deri në 7000 gjethe të ndukura që do të thotë se mund të kushtojë deri në tre herë më shumë sesa llojet tjera të çajeve.
Për përgatitjen e çajit nevojitet një lugth apo një qese me gjethe të cilat përvëlohen me ujë të nxehë dhe qëndrojnë ashtu rreth 3 minuta. Kujdes që uji të mos jetë krejt i vluar sepse temperatura e lartë shkakton aromë të hidhur në këtë çaj.
