Pasuria ju bënë më ...
 
Benachrichtigungen
Alles löschen

Pasuria ju bënë më të shëndetshëm në pleqëri

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
67 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2709]


Paratë s’mund të garantojnë lumturi, por mund të jetë çelës i pleqërisë së gjatë dhe të shëndetshme. Në fakt ata të cilët janë të varfër dhe më pak të arsimuar vdesin më herët, por edhe më herët zhvillojnë disa sëmundje, tregoi një studim britanik që e përkrahu qeveria.

Ata të cilët kanë gjasa të shkojnë në pensionim të parakohshëm gjithashtu kanë më shumë gjasa të jetojnë gjatë dhe shëndetshëm.
Punëtorët me më pak arsimim formal dhe me më pak pasuri kanë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni, shtypja e lartë e gjakut, diabeti...
Në këtë studim morën pjesë 12.000 persona të rritur. Dallimet më të mëdha u shënuan mes atyre në moshë prej 50-60 vjet.
Pensionimi i parakohshëm që është zgjedhje personale, e jo e dhunshme është e mirë për shëndetin e njerëzve. Ata të cilët janë të detyruar të pensionohen kanë shëndet më të dobët.

Përveç kësaj, studimi tregoi se njerëzit më të moshuar që merren me punë vullnetare kanë shëndet më të mirë sesa të tjerët.
“Pavarësisht se jetojmë më gjatë, shumica e njerëzve e lënë punën pas afatit ligjor për pension. Një numër i madh i tyre ende ka potencial për kontribut në shoqëri”, tha profesori James Nazroo nga Universiteti Manchester.


 
Veröffentlicht : 07/05/2009 8:22 p.m.
Teilen: