Leximi i Kur"anit përmes internetit nuk ka gjë të keqe, e po ashtu edhe leximi i tij në gjuhë tjetër, që ju e kuptoni, qoftë ajo gjuha gjermane, angleze, frënge, turke, italiane, etj. Vetëm duhet ta keni parasysh se leximi i ndonjë përkthimi të Kur"anit nuk konsiderohet vet leximi i Kur"anit, pra siç themi, nuk bëhet hatme ashtu. Leximi i përkthimit të Kur"anit nga ai që nuk e di gjuhën arabe, besoj se do të ketë shpërblim pasi ai do të merr ajkën e domethënies së Kur"anit dhe ashtu duhet të veprojnë ata që nuk e dinë arabishten, por krahas kësaj, do të ishte mirë ta mësojnë edhe leximin e Kur"anit në origjinal, edhe nëse nuk e kuptojnë. Leximi i Kur"anit i sjell lexuesit 10 shpërblime për çdo shkronjë që e lexon.Allahu e di më së miri!
Vetë fjala Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim i ka 190 sevape me shkronja arabe
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€