Benachrichtigungen
Alles löschen

Qka vendosa të bëjë para 18 viteve

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
108 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#705]

Çfarë vendosa të bëj para 18 viteve

Lavdërimi i takon vetëm Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Tij...

Para tetëmbëdhjetë viteve, derisa jetoja në Aman të Jordanisë, me një rast më erdhi një vëlla në Islam dhe më tregoi se e kishte falur namazin e teravisë në xhaminë në të cilin ishte imam hoxha Abdullah Azami, Allahu e mëshiroftë. Ai tregoi sa pas hoxhës faleshin një xhemat mjaft i madh i muslimanëve dhe nga gjërat që përmendi ishte edhe se atë natë kishte ndodhur një gjë e mirë gjatë faljes, por në të njëjtën kohë edhe jo e pëlqyeshme.

E mirë ishte për imamin, kurse jo e pëlqyeshme për të gjithë ne të tjerët, përveç fëmijëve të imamit.

Ndodhia ishte se kur hoxha Abdullah Azami, gjatë leximit të Kur'anit ne teravi gabonte, fëmijët e tij të vegjël e korrigjonin, kurse ne të tjerët që ishim të pranishëm s"mund ta korrigjonim, pasi nuk i dinim përmendësh pjesët e Kuranit që lexonte ai. Prandaj, kjo ishte gjë e mirë për hoxhën dhe jo e pëlqyeshme për ne!

-U magjepsa me këtë ndodhi të jashtëzakonshme që tregon shembullin e mirë në edukim të fëmijëve; mësimin e Kuranit përmendësh dhe më pas thellimi i tyre në kuptimin e tij dhe me lejen e Allahut edhe puna me të.

U aspirova aq shumë, sa shpresova të isha unë imami dhe fëmijët e mi të vegjël të më korrigjonin kur të gaboja edhe pse unë në atë kohë ende nuk isha i martuar.

E tërë kjo magjepsje dhe zili ishte duke u nisur nga fjala e Allahut: “E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën.â€


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 25/09/2008 11:04 a.m.
Teilen: