Benachrichtigungen
Alles löschen

Merre Besimin Tënd Nga Kur'ani Dhe Sunneti I Vërtetë

2 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
269 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#724]

الرحمـن الرحيم

Parathenia

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Me pas: Keto jane pyetje te rendesishme ne besim (Akide), te cilave i jam pergjigjur duke cekur argumentin perkates nga Kur'ani dhe Hadithi,qe lexuesi te jete i sigurte ne pergjigje; sepse Besimi i Njeshmerise (Akideja e Tewhidit) eshte baze e lumturise se njeriut ne Dunja e Ahiret.

Allahun e lus t'iu beje dobi me të besimtareve dhe njeherit t'a beje kete vetem per hire te madherise se Tij !

Muhammed Xhemil Zejno

----------------------------------------------------------------

E DREJTA E ALLAHUT TEK ROBERIT

PYETJA 1: Përse Na Krijoi Allahu?

PËRGJEGJA 1 : Allahu,subhanehu ve teala, na krijoi qe t'i bejme ibadet Atij dhe te mos i pershkruajme shok ne asgje. Argument perkates per kete eshte ajeti kuranor" وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë."(Dharijat 56).

Ndersa Pejgamberi Alejhi selam ka thene "E drejtë e Allahut tek roberit eshte qe t'a adhurojne dhe te mos i pershkruajne shok ne asgje"(Muttefekun Alejhi).

PYETJA 2: Cka dtth ibadet?

PËRGJEGJA 2: Ibadeti eshte emër i pergjithshem per tërë atë që Allahu e do prej fjaleve dhe veprave,si : duaja,namazi,therrja ,etj.

Ka thene Allahu s.w.t"Thuaj: " قُلْ إِنَّ صَلاَتِي وَنُسُكِي وَمَحْيَايَ وَمَمَاتِي لِلّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve".(En'am 162)

Ndersa Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Thote Allahu s.w.t"…robi nuk afrohet tek Une me dic me te dashur tek Une sesa ajo qe ia kam obliguar".(Hadith kudsijj,transmeton Buhariu).

PYETJA 3:Si ta adhurojme Allahun?

PËRGJEGJA 3 : Allahun,subhanehu ve teala, e adhurojme ashtu sic na urdheroi Ai dhe i derguari i Tij.

Thote Allahu s.w.t" يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ وَلَا تُبْطِلُوا أَعْمَالَكُمْ O ju besimtarë, respektojeni All-llahun dhe respektojeni të dërguarin, e mos i çoni kot veprat tuaja!(Muhammed 33).

Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Kush ben ndonje veper qe nuk eshte ne perputhje me ceshtjen tone (traditen tone),ajo eshte e refuzuar".(Muslimi).

PYETJA 4: A e adhurojme Allahun me frike dhe shprese?

PËRGJEGJA 4: Po,e adhurojme keshtu.

Thote Allahu s.w.t ne pershkrimin qe ua ben besimtareve" يَدْعُونَ رَبَّهُمْ خَوْفاً وَطَمَعاً …duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa…(Sexhde 16).

Ka thene Pejgamberi Alejhi selam "E lus Allahun per Xhennet dhe kerkoj mbrojtje prej Tij nga zjarri".(Hadith sahih,transmeton Ebu Davudi).

PYETJA 5: Cfare dtth bemiresi (Ihsan) ne ibadete?

PËRGJEGJA 5: Ihsani-bemiresia eshte te vezhguarit e Allahut s.w.t ne ibadet-adhurim.

Thote Allahu s.w.t" الَّذِي يَرَاكَ حِينَ تَقُومُ {218} وَتَقَلُّبَكَ فِي السَّاجِدِينَ I cili të sheh kur të ngrihesh në këmbë.(E të sheh) Edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen. (Shuara 218-219).

Pejgamberi Alejhi selam ka thene "Ihsani eshte t'a adhurosh Allahun sikurse ti e shef,sepse edhe nese ti nuk e shef, Ai te shef ty".(Muslimi).

LLOJET E TEWHIDIT DHE DOBITE E TIJ

PYETJA 6: Perse Allahu dergoi pejgambere?

PËRGJEGJA 6: Allahu s.w.t i dergoi ata qe te ftojne ne adhurimin per Të dhe largimin e Shirkut (politeizmit) nga Ai.

Thote Allahu s.w.t" وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولاً أَنِ اعْبُدُواْ اللّهَ وَاجْتَنِبُواْ الطَّاغُوتَ Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t'u thonë: "Adhuroni vetëm All-llahun, e largonu djajve (adhurimit të tyre)!"(Nahl 36).

Ka thene Pejgamberi Alejhi selam "…dhe Pejgamberet jane vellezer…(pokeshtu) feja e tyre eshte nje".(Muttefekun Alejhi)

PYETJA 7: Cfare dtth Njeshmeria e Rububijetit (Zotesise)?

PËRGJEGJA 7: Dtth t'a njesosh Allahun,subhanehu ve teala, ne veprat e Tij, si: ne krijim,udheheqje,etj.

Thote Allahu s.w.t" الْحَمْدُ للّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave".(Fatiha 2).

Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Ti je Zoti i qiejve dhe tokes".(Muttefekun Alejhi).

PYETJA 8: Cfare dtth Njeshmeria e Uluhijjetit (te adhuruarit vetem Allahun)?

PËRGJEGJA 8: Dtth Njeshmeria e Tij me ibadet,si: duaja,therrja,zotimi.

Thote Allahu s.w.t" وَإِلَـهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ لاَّ إِلَهَ إِلاَّ هُوَ الرَّحْمَنُ الرَّحِيمُ Zoti juaj (që meriton adhurim) është një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është Mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron.(Bekare 163).

Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Le te jete shehadeti (deshmia) se nuk meriton adhurimin me te drejte askush pos Allahut,ajo qe me se pari i therret ne te".(Muttefeun alejhi).

Ndersa ne verzionin e Buhariut qendron"..Qe t'a njesojne Allahun".

PYETJA 9: Cfare dtth Njeshmeria e Emrave dhe Cilesive te Allahut s.w.t?

PËRGJEGJA 9: Dtth: Vertetimi i asaj, me te cilen Allahu,subhanehu ve teala, e pershkroi Veten e Vet ne Kur'an apo e pershkroi Ate i derguari i Tij ne hadithet e tij te verteta, duke mos i bere te'vil (koment),apo tefvid[1]( bartja e domethenieve te tyre tek Allahu,subhanehu ve teala),apo temthil (ngjasim),apo ta'til (Mohim). Si psh:Ngritjen (Istivane)e Allahut ,Subhanehu ve teala ,zbritjen e Allahut,Subhanehu ve teala ,doren e Allahut,Subhanehu ve teala ,etj,por duke i lene ashtu sic i takojne Madherise se Tij.

Ka thene Allahu,subhanehu ve teala,"لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ …Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi.(Shura 11).

Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Allahu cdo nate zbret[2] ne qiellin e dunjase".(Muslimi).

PYETJA 10: Ku eshte Allahu?

PËRGJEGJA 10 : Allahu,subhanehu ve teala,eshte mbi Arsh,mbi qielle.

Ka thene Allahu,subhanehu ve teala, "الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى Mëshiruesi që qëndron mbi Arsh.(Taha 5).

Ka thene Pejgamberi Alejhi selam "Allahu ka shkruar nje liber ..i cili eshte tek Ai mbi Arsh".(Muttefekun alejhi).

PYETJA 11: A eshte Allahu me ne?

PËRGJEGJA 11: Po,Allahu eshte me ne ,me te degjuarit,shiquarit dhe diturine e Tij.

Thote Allahu,subhanehu ve teala," قَالَ لَا تَخَافَا إِنَّنِي مَعَكُمَا أَسْمَعُ وَأَرَى Ai (All-llahu) tha: "Mos u frikësoni, se Unë (me ndihmën Time) jam me ju, dëgjoj (ç'do t'ju thotë)dhe shoh (ç'do të bën me ju)".(Taha 46).

Ka thene Pejgamberi Alejhi selam "Ju po e lutni Ate qe degjon,eshte afer dhe eshte me ju(me diturine e Tij)".(Muslimi).

PYETJA 12: Cfare dobie ka Njeshmeria?

PËRGJEGJA 12: Dobia e Njeshmerise eshte : Udhezimi ne dunja,falja e mekateve si dhe siguria ne Ahiret nga ndeshkimi.

Thote Allahu,subhanehu ve teala, "الَّذِينَ آمَنُواْ وَلَمْ يَلْبِسُواْ إِيمَانَهُم بِظُلْمٍ أُوْلَـئِكَ لَهُمُ الأَمْنُ وَهُم مُّهْتَدُونَ Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë(shirk), atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.(En'am 82).

Pejgamberi Alejhi selam ka thene"E drejtë e roberve tek Allahu eshte ,qe te mos e ndeshkoje ate qe nuk i ka pershkruar shok ne asgje".(Muttefekun alejhi).

KUSHTET E PRANIMIT TE VEPRES

PYETJA 13: Cilat jane kushtet e pranimit te vepres?

Përgjegja 13: Kushtet e pranimit te vepres tek Allahu,subhanehu ve teala, jane tri:

A- Besimi ne Allahun dhe ne Njeshmerine e Tij.

Ka thene Allahu s.w.t"إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ كَانَتْ لَهُمْ جَنَّاتُ الْفِرْدَوْسِ نُزُلاً S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vendpritje për ta janë Xhennetet e Firdevsit.(Kehf 107).

Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Thuaj: Kam besuar ne Allahun pastaj vazhdo me ngulm (në këtë).(Muslimi).

B-Sinqeriteti, i cili permbledhet ne te vepruarit per Allahun,subhanehu ve teala,,duke mos bere syefaqesi e as duke mos e patur per qellim namin (P.sh:jJ filani po ben keshtu).

Ka thene Allahu s.w.t"فَاعْبُدِ اللَّهَ مُخْلِصاً لَّهُ الدِّينَ…adhuroje All-llahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!.(Zumer 2).

C- Perputhshmeria e vepres me sunnetin e Pejgamberit Alejhi selam

Ka thene Allahu,subhanehu ve teala,"وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانتَهُوا وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ …Cka t'ju jep Pejgamberi, atë merreni e çka t'ju ndalojë, përmbanju dhe keni frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër.(Hashr 7).

Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Kush ben ndonje veper, qe nuk eshte sipas programit tone ,ajo eshte e refuzuar".(Muslimi)

SHIRKU I MADH

PYETJA 1: Cili eshte mekati me i madh tek Allahu s.w.t?

PËRGJEGJA 1: Mekati me i madh eshte te berit shok Allahut,Subhanehu ve teala.

Argument per kete eshte vet fjala e Allahut,Subhanehu ve teala"وَإِذْ قَالَ لُقْمَانُ لِابْنِهِ وَهُوَ يَعِظُهُ يَا بُنَيَّ لَا تُشْرِكْ بِاللَّهِ إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ (përkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha: "O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!"(Llukman 13).

Kur Pejgamberi Alejhi selam u pyet se cili eshte mekati me i madh ? Tha: T'i besh Allahut shok ndersa Ai te ka krijuar ty".(Muttefekun Alejhi).

PYETJA 2 : Cfare eshte Shirku i madh?

PËRGJEGJA 2 : Shirku i madh eshte te kushtuarit e ibadetit dikujt tjeter pos Allahut,Subhanehu ve teala,si: lutja dike tjeter pos Allahut,Subhanehu ve teala ,apo kerkimi ndihme nga te vdekurit ose te gjallet e zhdukur.

Ka thene Allahu,subhanehu ve teala, "وَاعْبُدُواْ اللّهَ وَلاَ تُشْرِكُواْ بِهِ شَيْئاً Adhuroni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send…(Nisa 36).

Ndersa Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Prej mekateve me te medha:te berit shok Allahut.(Buhariu).

PYETJA 3: A gjendet Shirku ne kete ymmet?

PËRGJEGJA 3 : Po,gjendet.

Argument per kete kemi ajetin Kur'anor ku thote Allahu,subhanehu ve teala, "وَمَا يُؤْمِنُ أَكْثَرُهُمْ بِاللّهِ إِلاَّ وَهُم مُّشْرِكُونَ Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe All-llahun, vetëm se duke i shoqëruar (zota të tjerë).(Jusuf 106).

Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Nuk do te ndodhe kataklizma derisa fise nga ymmeti im te mos bashkohen me idhujtaret dhe derisa t'i adhurojne putat".(Hadithi eshte sahih,e transmeton Tirmidhiu).

PYETJA 4 : C'dispozite ka per lutjen e te vdekurve dhe te zhdukurve?

PËRGJEGJA 4: Lutja e tyre llogaritet prej Shirkut te madh.

Ka thene Allahu,subhanehu ve teala," وَلاَ تَدْعُ مِن دُونِ اللّهِ مَا لاَ يَنفَعُكَ وَلاَ يَضُرُّكَ فَإِن فَعَلْتَ فَإِنَّكَ إِذاً مِّنَ الظَّالِمِينَ Dhe mos lut tjetër kë pos All-llahut, ndonjë (idhull) që nuk të sjell as dobi as dëm, e nëse bën atë, dije se i ke bërë padrejt vetvetes".(Dtth: ke bere shirk) (Junus 106)

Ka thene Pejgamberi Alejhi selam"Kush vdes duke lutur dike tjeter perveq Allahut ,ai do te hyje ne zjarre".(Buhariu)

PYETJA 5: Duaja a llogaritet ibadet-adhurim?

PËRGJEGJA 5 : Po,duaja llogaritet adhurim.

Thote Allahu s.w.t" Zoti juaj ka thënë: "وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِي سَيَدْخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehennem".(Gafir 60).

Pejgamberi Alejhi selam ka thene "Duaja eshte adhurim".

(Transmeton Ahmedi,ndersa Tirmidhiu ka thenese hadithi eshte :Hasenun sahih).

PYETJA 6 : Te vdekurit a i degjojne lutjet?

PËRGJEGJA 6: Jo,nuk i degjojne.

Ka thene Allahu s.w.t" إِنَّكَ لَا تُسْمِعُ الْمَوْتَى Ti nuk mund t'i bësh të dëgjojnë të vdekurit…(En Neml 80).Poashtu ka thene"وَمَا أَنتَ بِمُسْمِعٍ مَّن فِي الْقُبُورِ …e ti nuk mund të bësh të dëgjojë ai që është në varr.(Fatir 22).

LLOJET E SHIRKUT TE MADH

PYETJA 7 : A kerkojme ndihme nga te vdekurit dhe te zhdukurit?

PËRGJEGJA 7 : Jo,nuk kerkojme ndihme prej tyre.

Ka thene Allahu,subhanehu ve teala," وَالَّذِينَ يَدْعُونَ مِن دُونِ اللّهِ لاَ يَخْلُقُونَ شَيْئاً وَهُمْ يُخْلَقُونَ {20} أَمْواتٌ غَيْرُ أَحْيَاء وَمَا يَشْعُرُونَ أَيَّانَ يُبْعَثُونَ Ata (idhujt) që i adhurojnë (idhujtarët) pos All-llahut, ata nuk krijojnë asnjë send, po vetë ata janë të krijuar.21.Janë të vdekur e jo të gjallë, dhe ata nuk e dinë se kur do të ringjallen (adhuruesit e tyre).(Nahl 20-21).

Poashtu ka thene"إِذْ تَسْتَغِيثُونَ رَبَّكُمْ فَاسْتَجَابَ لَكُمْ أَنِّي مُمِدُّكُم بِأَلْفٍ مِّنَ الْمَلآئِكَةِ مُرْدِفِينَ Përkujtoni kur kërkuat ndihmë prej Zotit tuaj, e Ai ju është përgjigjur: "Unë do t'ju ndihmoj me njëmijë engjëj që vijnë një pas një (grup pas grupi).(Enfal 9).

Pejgamberi Alejhi selam ka thene"O I Gjalle,O Vigjilues,me meshiren tende kerkoj mbrojtje!".(Hasen,transmeton Tirmidhiu).

PYETJA 8: A lejohet kerkimi i ndihmes prej dikujt tjeter perveq Allahut,Subhanehu ve teala ?

PËRGJEGJA 8: Jo,nuk lejohet.

Ka thene Allahu s.w.t"إِيَّاكَ نَعْبُدُ وإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë(Fatiha 5).

Ndersa Pejgamberi a.s ka thene"… nëse dikënd e lut, atëherë lute vetëm All-llahun, nëse kërkon ndihmë, atëherë kërko vetëm prej All-llahut".(Hasenun sahih,Tirmidhiu).

PYETJA 9 : A kerkojme ndihme nga te gjallet?

PËRGJEGJA 9: Po,ne ate qe kane mundesi per te n'a ndihmuar.

Ka thene Allahu,subhanehu ve teala,"وَتَعَاوَنُواْ عَلَى الْبرِّ وَالتَّقْوَى …Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara…(Maide 2).

Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Allahu eshte ne ndihmen e robit aq sa robi eshte ne ndihmen e vellaut te vet".(Muslimi).

PYETJA 10: A lejohet zotimi per dike tjeter perveq Allahut s.w.t?

PËRGJEGJA 10: Jo,nuk lejohet zotimi per dike tjeter perveq Allahut,Subhanehu ve teala.

Argument per kete eshte ajeti "إِذْ قَالَتِ امْرَأَةُ عِمْرَانَ رَبِّ إِنِّي نَذَرْتُ لَكَ مَا فِي بَطْنِي مُحَرَّراً فَتَقَبَّلْ مِنِّي إِنَّكَ أَنتَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ (Përkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thënë: "Zoti im, Unë këtë që është në barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd, pra pranoje këtë prej meje, vertetë Ti je Ai që dëgjon e di!"(Ali imran 35).

Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Kush zotohet per t'a adhuruar Allahun le t'a adhuroje ndersa kush zotohet per t'i bere mekat, le te mos i beje mekat".(Buhariu)

PYETJA 11: A lejohet therrja per dike tjeter perveq Allahut,Subhanehu ve teala ?

PËRGJEGJA 11: Jo,nuk lejohet.

Argument per kete merret ajeti"فَصَلِّ لِرَبِّكَ وَانْحَرْ Andaj, ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd!(Kewther 2).

Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Allahu i ka mallkuar ata,qe therrin jo ne emer te Allahut ".(Muslimi)

PYETJA 12: A bejme tavaf rreth varrezave qe te ofrohemi me to tek Allahu,subhanehu ve teala, ?

PËRGJEGJA 12: Jo,ne nuk bejme tavaf perveqse rreth Qabese.

Argument kemi ajetin "ثُمَّ لْيَقْضُوا تَفَثَهُمْ وَلْيُوفُوا نُذُورَهُمْ وَلْيَطَّوَّفُوا بِالْبَيْتِ الْعَتِيقِ Pastaj le të heqin papastërtinë e tyre, le t'i zbatojnë premtimet e veta dhe le të sillën (bëjnë tavaf) rreth shtëpisë së lashtë.(Haxh 29).

Ka thene Pejgamberi Alejhi selam"Kush ben tavaf rreth Qabese shtate here dhe i fale dy rekate,eshte sikur te kete liruar nje rob".(Sahih,e transmeton Ibni Maxheja).

PYETJA 13: Cfare eshte dispozita per magjine-sihrin?

PËRGJEGJA 13: Sihri llogaritet pjese e kufrit (mosbesimit).

Ka thene Allahu,subhanehu ve teala,"وَلَـكِنَّ الشَّيْاطِينَ كَفَرُواْ يُعَلِّمُونَ النَّاسَ السِّحْرَ … djajt ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë…(Bekare 102).

Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë: "Ruajuni nga shtatë të këqija të mëdha!" (As'habët) kanë thënë: "O i Dërguari All-llahut, cilat janë ato mëkate?" Ka thënë: "Të shoqëruarit e All-llahut, sihri, mbytja e dikujt, që All-llahu e ka ndaluar, përveç me të drejtë, ngrënia e kamatës, pasurisë së bonjakut, ikja nga fushëbeteja dhe shpifja për amoral të besimtares së devotshme dhe të ndershme". (Muslimi)

PYETJA 14: Falltorëve dhe astrologeve a iu zeme bese ne lajmet qe na i japin per te fshehten-gajbin?

PËRGJEGJA 14: Jo,nuk iu zeme bese.

Thote Allahu s.w.t"قُل لَّا يَعْلَمُ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ الْغَيْبَ إِلَّا اللَّهُ وَمَا يَشْعُرُونَ أَيَّانَ يُبْعَثُونَ Thuaj: "Askush veç All-llahut as në qiejt, as në tokë nuk e di të fshehtën, as nuk e din se kur ringjallen!"(Neml 65).

Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Kush shkon tek nje astrolog apo falltor dhe i ze bese ne ate qe e informon ai veq e ka mohuar ate qe i eshte zbritur Muhammedit".(Sahih,transmeton Ahmedi).

PYETJA 15: A e di dikush te fshehten-gajbin?

PËRGJEGJA 15: Askush nuk e din gajbin perveq atyre, qe Allahu,subhanehu ve teala,ua ka treguar prej pejgambereve rusul.

Ka thene Allahu,subhanehu ve teala," عَالِمُ الْغَيْبِ فَلَا يُظْهِرُ عَلَى غَيْبِهِ أَحَداً {26} إِلَّا مَنِ ارْتَضَى مِن رَّسُولٍ فَإِنَّهُ يَسْلُكُ مِن بَيْنِ يَدَيْهِ وَمِنْ خَلْفِهِ رَصَداً Ai është që e di të fshehtën, por fshehtësinë e vet nuk ia zbulon askujt.27.Me përjashtim të ndonjë të dërguari që Ai do. Atë botë Ai vë roje para edhe prapa tij (kur i shpall fshehtësinë).(Xhinn 26-27).

Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Gajbin-sekretin nuk e di askush pos Allahut,Subhanehu ve teala ".(Hasen,transmeton Taberaniu).

PYETJA 16: A i varim penjet dhe zingjeret[3] per sherim?

PËRGJEGJA 16. Jo, nuk i varim duke u bazuar ne ajetin kur'anor"وَإِن يَمْسَسْكَ اللّهُ بِضُرٍّ فَلاَ كَاشِفَ لَهُ إِلاَّ هُوَ وَإِن يَمْسَسْكَ بِخَيْرٍ فَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدُيرٌ Nëse All-llahu të godet me ndonjë të keqe, s'ka kush që ta largojë atë pos Tij, e nëse të dhuron ndonjë të mirë, duhet ditur se Ai është i gjithëfuqishëm për çdo send.(En'am 17).

Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Sa iu perket atyre, ato nuk te shtojne tjeter perveq dobesise.Largoje ate prej vetes,sepse ti nese vdes (ne nje gjendje te tille) nuk do te shpetosh kurre".( Hakimi e ka transmetuar dhe e ka bere sahih ndersa Dhehebiu ka rene ne dakord me te).

PYETJA 17:A ngjesim rruza dhe guaska apo gjera te tjera te ngjashme me to ?

PËRGJEGJA 17: Jo, nuk i ngjesim prej sysh-it (marrja sysh).

Thote Allahu, subhanehu ve teala," وَإِن يَمْسَسْكَ اللّهُ بِضُرٍّ فَلاَ كَاشِفَ لَهُ إِلاَّ هُوَ وَإِن يَمْسَسْكَ بِخَيْرٍ فَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدُيرٌ Nëse All-llahu të godet me ndonjë të keqe, s'ka kush që ta largojë atë pos Tij, e nëse të dhuron ndonjë të mirë, duhet ditur se Ai është i gjithëfuqishëm për çdo send.(En'am 17).

Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Kush barte hajmali ai veq ka bere shirk".(Sahih,transmeton Ahmedi).

PYETJA 18:C'eshte dispozita per veprimin sipas ligjeve te vënduara nga njerzit,te cilat jane ne kundershtim me Islamin?

PËRGJEGJA 18: Veprimi sipas ligjeve, te cilat jane ne kundershtim me Islamin konsiderohet kufer nese e lejon ose beson ne vlefshmerine e tyre.Thote Allahu s.w.t" وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أَنزَلَ اللّهُ فَأُوْلَـئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ … E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë mohues.(Maide 44).

Pejgamberi Alejhi selam ka thene " Dhe nuk ndodhe qe lideret e tyre te mos gjykojne me librin e Allahut,Subhanehu ve teala, dhe te zgjedhin (aty ku atyre iu pelqen), nga ajo qe ka zbritur Allahu,subhanehu ve teala, e te mos ua kthej Allahu forcen e tyre ne ta (dtth te perçahen)."(Ibni Maxheh)

PYETJA 19: Si ia demantojme shejtanit pyetjen: Kush e ka krijuar Allahun,subhanehu ve teala ?

PËRGJEGJA 19: Nese shejtani i ben vesvese dikujt prej jush me kete pyetje atehere le te kerkoje ndihme prej Allahut,Subhanehu ve teala !

Thote Allahu,subhanehu ve teala," وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej shejtanit, kërko mbrojtje në All-llahun, vërtet Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi!(Fussilet 36).

Pejgamberi Alejhi selam na ka mesuar si t'ia kthejme kurthen shejtanit.Na ka mesuar te themi: Kam besuar ne Allahun dhe te derguarit e Tij, All-llahu është Një!All-llahu është Ai, që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur.Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.Pastaj le te peshtyeje net e majten tri here ,le te kerkoj mbrojtje prej Allahut nga shejtani sepse kjo ia largon ate".

(Kjo eshte nje rezyme e haditheve te verteta,te cilat jane te transmetuara nga Buhariu & Muslimi,Ahmedi dhe Ebu Davudi)

PYETJA 20: Cfare dëmi ka Shirku i madh?

PËRGJEGJA 20: Shirku i madh shkakton perjetesine ne zjarre.

Ka thene Allahu,subhanehu ve teala, " لَّقَدْ كَفَرَ الَّذِينَ قَالُواْ إِنَّ اللّهَ ثَالِثُ ثَلاَثَةٍ وَمَا مِنْ إِلَـهٍ إِلاَّ إِلَـهٌ وَاحِدٌ وَإِن لَّمْ يَنتَهُواْ عَمَّا يَقُولُونَ لَيَمَسَّنَّ الَّذِينَ كَفَرُواْ مِنْهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ Gjithashtu bënë kufr (mosbesim) ata që thanë: " All-llahu është i treti i treve". S'ka në gjithësi tjetër pos një All-llahu, e nëse nuk pushojnë nga ajo që thanë (tre zotëra), do t'i kapë dënim i dhëmbshëm, ata që nuk besuan prej tyre.(Maide 73).

Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Kush e takon Allahun duke i bere shirk do te hyje ne zjarre".(Muslimi).

PYETJA 21: A ben dobi vepra me shirk ?

PËRGJEGJA 21: Vepra nuk te ben dobi nese ke bere shirk.

Thote Allahu s.w.t" ذَلِكَ هُدَى اللّهِ يَهْدِي بِهِ مَن يَشَاءُ مِنْ عِبَادِهِ وَلَوْ أَشْرَكُواْ لَحَبِطَ عَنْهُم مَّا كَانُواْ يَعْمَلُونَ Ky është udhëzim i All-llahut, udhëzon me të kë të dojë nga robët e Tij. E sikur t'i përshkruajnë shok Zotit (edhe ndonjë nga këta) kishte për t'iu shkuar huq ajo që kanë vepuar.(En'am 88).

Pejgamberi Alejhi selam ka thene".Thote Allahu, subhanehu ve teala,: Une, nga ata qe iu beni shirk, me se paku kam nevoje per shirk.Kush ben ndonje veper duke me bere shok dike tjeter do t'a le ate dhe shirkun e tij.(Muslimi).

SHIRKU I VOGEL

PYETJA 1:C'fare eshte shirku i vogel ?

PËRGJEGJA 1 : Shirk i vogel llogaritet Rijaja-syefaqesia.

Thote Allahu s.w.t" فَمَن كَانَ يَرْجُو لِقَاء رَبِّهِ فَلْيَعْمَلْ عَمَلاً صَالِحاً وَلَا يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِ أَحَداً … e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë askë."(Kehf 110)

Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Vertet ajo qe me shumti per ju e kam frike eshte shirku i vogel:Syefaqesia".(Sahih,Ahmedi).

Prej shirkut te vogel poashtu llogaritet edhe fjala e njeriut"Po te mos ishte Allahu dhe filani,apo cka te doje Allahu dhe cka te duash ti".

Ka thene Pejgamberi Alejhi selam "Mos thuani cka te doje Allahu dhe te doje filani por thuani:Cka te doje Allahu pastaj cka te doje filani".(Sahih,Ebu Davudi).

PYETJA 2: A lejohet betimi ne dic tjeter perveq Allahut, Subhanehu ve teala ?

PËRGJEGJA 2: Jo,nuk lejohet betimi ne dike tjeter perveq Allahut,Subhanehu ve teala.

Ka thene Allahu,subhanehu ve teala," قُلْ بَلَى وَرَبِّي لَتُبْعَثُنَّ ثُمَّ لَتُنَبَّؤُنَّ بِمَا عَمِلْتُمْ وَذَلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ …Thuaj: "Po, pasha Zotin tim, pa tjetër do të ringjalleni dhe do të njiheni me atë që keni punuar, e ajo për All-llahun është lehtë!".(Tegabun 7)

Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Kush betohet ne dike tjeter perveq Allahut , ai veq ka bere shirk".(Sahih,Ahmedi).

Pejgamberi Alejhi selam ne nje transmetim tjeter ka thene"Kush betohet le te betohet ne Allahun ose le te heshte".(Mutefekun alejhi).

TEVESSULI DHE SHEFATI

(Te afruarit tek Allahu,subhanehu ve teala, dhe ndermjetesimi tek Ai)

PYETJA 1: Me cka ofrohemi tek Allahu,subhanehu ve teala,?

PËRGJEGJA 1: Ofrimi mund te jete i lejuar dhe i ndaluar.

1-Ofrimi i lejuar dhe i kerkuar

Ky ofrim eshte me emrat dhe cilesite e Allahut,Subhanehu ve teala si dhe me vepra ta mira.

Ka thene Allahu s.w.t" وَلِلّهِ الأَسْمَاء الْحُسْنَى فَادْعُوهُ بِهَا وَذَرُواْ الَّذِينَ يُلْحِدُونَ فِي أَسْمَآئِهِ سَيُجْزَوْنَ مَا كَانُواْ يَعْمَلُونَ All-llahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirreni me ata e hiquni nga ata që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t'u shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre.(A'raf 180).

Poashtu ka thene" يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اتَّقُواْ اللّهَ وَابْتَغُواْ إِلَيهِ الْوَسِيلَةََ O ju që besuat!Keni frikë All-llahun dhe kërkoni afrim te Ai…(Maide 35).

(Dtth: Afrohuni tek Allahun me respekt ndaj Tij dhe me vepra,qe Ai eshte i knaqur me to.Kete koment e ka permendur ibni kethiri ne tefsirin e tij duke rrefyer nga katadeja".)

Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Te lus me cdo emer qe e ke!".

(Sahih,Ahmedi)

Argument mirret edhe thenia e Pejgamberit Alejhi selam thene sahabiut,i cili kerkoi nga Pejgamberi Alejhi selam t'a shoqeroje ne xhennet" Ndihmoji vetes (per kete deshire) me shume sexhde".(Muslimi).

(Pra ndihmoja vetes me namaz,e cila llogaritet veper e mire)

Lejohet afrimi edhe me dashurine tone dhe dashurine e Allahut,Subhanehu ve teala per te derguarin e Tij dhe per njerzit e mire (Evlijate)[4].

Ndersa sa i perket tevessulit me autoritetin e Pejgamberit Alejhi selam ,p.sh te thuash: O Allah! Per hire te autoritetit te Muhammedit sherom!, kjo konsiderohet bidat sepse shoket e Pejgamberit Alejhi selam nuk e kane bere. Madje Omeri r.a ndermjetesoi me duane e Abbasit duke qene gjalle e nuk ndermjetesoi me Pejgamberin Alejhi selam pas vdekjes se tij.

Ky lloj ndermjetesimi ndodhe t'a shpie njeriun ne shirk,sidomos nese beson njeriu se Allahu,subhanehu ve teala, ka nevoje per ndermjtesim te njeriut sikurse princi tek sultani.Kjo njeherit konsiderohet ngjasim i Krijuesit me krijesat.

PYETJA 2: A ka nevoje duaja per nderhyrjen e njeriut?

PËRGJEGJA 2: Jo,nuk ka nevoje duaja per nderhyrjen dhe as ndermjetesimin e askujt.

Kete e themi bazuar ne:

-Fjalen e Allahut, Subhanehu ve teala " وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ فَلْيَسْتَجِيبُواْ لِي وَلْيُؤْمِنُواْ بِي لَعَلَّهُمْ يَرْشُدُونَ E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.(Bekare 186),dhe

-Thenien e Pejgamberit, Alejhi selam, "Ju po e lutni degjuesin, te afermin dhe Ate qe eshte me ju". (Dtth me diturine e Tij s.w.t eshte me ju).( Muslimi)

PYETJA 3: A lejohet kerkimi i duase nga te gjallit ?

PËRGJEGJA 3: Lejohet kerkimi i duase nga te gjallit por jo edhe nga te vdekurit.

Allahu,subhanehu ve teala,thote duke iu drejtuar Pejgamberit,Alejhi selam, ne te gjalle te tij" وَاسْتَغْفِرْ لِذَنبِكَ وَلِلْمُؤْمِنِينَ …kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve,…(Muhammed 19)

Ndersa ne hadithin e vertet, te cilin e transmeton Tirmidhiu, rrefehet se nje person i verber erdhi tek Pejgamberi Alejhi selam dhe i tha: Lute Allahun te me sheroje…".

PYETJA 4: Cfare eshte ndermjetesimi i Pejgamberit, Alejhi selam, ?

PËRGJEGJA4: Ndermjtesimi i Pejgamberit,Alejhiselam,eshte Kumtimi.

Thote Allahu, subhanehu ve teala," يَا أَيُّهَا الرَّسُولُ بَلِّغْ مَا أُنزِلَ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ O ti i dërguar! Komunikoje atë që t'u zbrit prej Zotit tënd,…(Maide 67).

Ndersa Pejgamberi Alejhi selam ka thene" O Allahu im! Deshmo! , si pergjegje te thenies se sahabeve " Deshmojme se ti veq ke kumtuar (ate qe te ka obliguar Allahu, subhanehu ve teala, ).(Muslimi)

PYETJA 5: Prej kujt e kerkojme shefatin e Pejgamberit,Alejhi selam, ?

PËRGJEGJA 5: E kerkojme prej Allahut, Subhanehu ve teala .

Thote Allahu, subhanehu ve teala,"قُل لِّلَّهِ الشَّفَاعَةُ جَمِيعاً لَّهُ Thuaj: "I tërë shefaati (ndërmjetësimi) i takon vetëm All-llahut,…(Zumer 44)

Pejgamberi Alejhi selam e kishte mesuar njerin prej sahabeve te thoshte" O Allahu im! Bere ( Muhammedin ) ndermjetesues timin".

( Hasenun sahih,e transmeton Tirmidhiu)

Poashtu ka thene Pejgamberi Alejhi selam "Une e kam fshehur lutjen time per te qene shefat ne Diten e Kijametit, per ata qe vdesin prej ummetit tim,duke mos i bere shok Allahut,Subhanehu ve teala ".(Muslimi)

PYETJA 6: A kerkojme ndermjtesim nga te gjallit ?

PËRGJEGJA 6: Po,kerkojme nga te gjallit por vetem ne ceshtjet,qe kane te bejne me Dunjane.

Ka thene Allahu, subhanehu ve teala, " مَّن يَشْفَعْ شَفَاعَةً حَسَنَةً يَكُن لَّهُ نَصِيبٌ مِّنْهَا وَمَن يَشْفَعْ شَفَاعَةً سَيِّئَةً يَكُن لَّهُ كِفْلٌ مِّنْهَا Kush ofron ndihmë të mirë, do të ketë pjesë nga ajo, dhe kush ofron ndihmë të keqe do të ngarkohet me të...(Nisa 85)

Pejgamberi Alejhi selam thoshte" Ndermjetesoni qe te shperbleheni ( tek Allahu,subhanehu ve teala, )".( Sahih,transmeton Ebu Davudi)

PYETJA 7: A t'a ngrisim larte me të lavduar Pejgamberin,Alejhi selam, ?

PËRGJEGJA 7: Jo, nuk e ngrisim larte dhe nuk e lavdojme per se tepermi.

Thote Allahu, subhanehu ve teala, " قُلْ إِنَّمَا أَنَا بَشَرٌ مِّثْلُكُمْ يُوحَى إِلَيَّ أَنَّمَا إِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ Thuaj: "Unë jam vetëm njeri, sikurse ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, ... (Kehf 110)

Ndersa vet Pejgamberi Alejhi selam thoshte " Mos me ngritni mua ashtu sci e kane ngritur te krishteret Isain,te birin e Merjemes,sepse une jam rob andaj thuani: Robi i Allahut dhe i derguari i Tij".( Buhariu).

XHIHADI,MIQESIA DHE QEVERISJA

PYETJA 1: Cfare eshte dispozita per xhihadin ne rrugen e Allahut,Subhanehu ve teala ?

PËRGJEGJA 1: Xhihadi eshte obligim me pasuri,shpirt dhe gjuhe.

Thote Allahu, subhanehu ve teala, " انْفِرُواْ خِفَافاً وَثِقَالاً وَجَاهِدُواْ بِأَمْوَالِكُمْ وَأَنفُسِكُمْ فِي سَبِيلِ اللّهِ Dilni (në luftë), le t'ju vijë (lufta) e lehtë ose e rendë, luftoni për hire të All-llahut me pasurinë tuaj dhe me veten tuaj;…(Tewbe 41)

Ndersa Pejgamberi Alejhi selam thoshte" Lftoni politeistat me pasurite, vetat dhe gjuhet tuaja".( Ebu Davud ,hadithi eshte sahih)

PYETJA 2: Cfare eshte miqesia?

PËRGJEGJA 2: Miqesia eshte dashuri dhe ndihme.

Thote Allahu,subhanehu ve teala," وَالْمُؤْمِنُونَ وَالْمُؤْمِنَاتُ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاء بَعْضٍ Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin,…(Tewbe 71)

Ndersa Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Besimtari ne raport me besimtarin i ngjan nderteses,pjeset e se ciles e mbajne njera tjeteren".

( Muslimi).

PYETJA 3: A lejohet miqesia me pabesimtaret dhe ndihma atyre?

PËRGJEGJA 3: Jo, nuk lejohet nje gje e tille.

Thote Allahu, subhanehu ve teala, " وَمَن يَتَوَلَّهُم مِّنكُمْ فَإِنَّهُ مِنْهُمْ …E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre….(Maide 51)

Ndersa Pejgamberi Alejhi selam kishte thene" Vertet familja e Beni Fulanit nuk jane miq te mi".(Sahih,tranmseton Ahmedi)

PYETJA 4: Kush eshte Veliu-Miku?

PËRGJEGJA 4: Veliu eshte besimtari i sinqerte dhe i devotshem.

Ka thene Allahu, subhanehu ve teala, " أَلا إِنَّ أَوْلِيَاء اللّهِ لاَ خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلاَ هُمْ يَحْزَنُونَ {62} الَّذِينَ آمَنُواْ وَكَانُواْ يَتَّقُونَ Ta keni të ditur se të dashurit e All-llahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje?(Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur.(Junus 62-63)

Ndersa Pejgamberi Alejhi selam thote" Vertet mik imi eshte Allahu,subhanehu ve teala, dhe i miri i besimtareve".

(Sahih, transmeton Ahmedi)

PYETJA 5: Me cfare qeverisin muslimanet?

PËRGJEGJA 5: Muslimanet qeverisin me Kur'anin dhe hadithin e vertete.

Thote Allahu, subhanehu ve teala, " وَأَنِ احْكُم بَيْنَهُم بِمَا أَنزَلَ اللّهُ (Ta zbritëm[5]) Që edhe ti të gjykosh me atë që të zbriti All-llahu,…(Maide 49)

Ndersa Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Dijetari i se fshehtes dhe te dukshmes,Ti Gjykon ne mes krijesave Tua".( Muslimi)

TE PUNUARIT ME KUR'ANIN DHE HADITHIN

PYETJA 1: Perse e zbriti Allahu,subhanehu ve teala, Kuranin?

PËRGJEGJA 1: Allahu,subhanehu ve teala, e zbriti Kur'anin per te punuar sipas tij.

Thote Allahu,subhanehu ve teala, " اتَّبِعُواْ مَا أُنزِلَ إِلَيْكُم مِّن رَّبِّكُمْ Përvetësoni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj,…(A'raf 3)

Ndersa Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Lexojeni Kur'anin, punoni sipas tij dhe mos hani me te ".(Sahih,tranmseton Ahmedi)

PYETJA 2: Cfare eshte dispozita e te punuar me hadithin sahih?

PËRGJEGJA 2: Te vepruarit sipas hadithit sahih eshte obligim.

Thote Allahu, subhanehu ve teala, " وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانتَهُوا..Cka t'ju jep Pejgamberi, atë merreni e çka t'ju ndalojë, përmbanju..(Hashr 7)

Ndersa Pejgamberi Alejhi selam, ka thene "Mbahuni per traditen (sunnetin) time dhe ate te Hulefai Rrashidineve Mehdijjineve ( udheheqesve te drejte e te udhezuar),mbahuni fort per to".(sahih,transmeton imam Ahmedi)

PYETJA 3: A te mjaftojme me Kur'anin ndaj Hadithit?

PËRGJEGJA 3: Jo,nuk bejme ashtu sepse Allahu,subhanehu ve teala, thote" وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ Ty ta zbritëm Kur'anin që t'u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kur'anin).(Nahl 44)

Ndersa Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Veni re! Mua me eshte dhene Kur'ani dhe i ngjashmi me te".( Duke aluduar ne sunnetin e tij Alejhi selam)

(Sahih,transmeton Ebu Davudi dhe te tjeret)

PYETJA 4: A i japim perparesi ndonje thenie para fjales se Allahut,Subhanehu ve teala dhe Pejgamberit,Alejhi selam, ?

PËRGJEGJA 4: Jo, nuk iu japim perparesi duke u bazuar ne ajetin kur'anor " يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تُقَدِّمُوا بَيْنَ يَدَيِ اللَّهِ وَرَسُولِهِ O besimtarë, mos bëni asgjë para (se të orientoheni në udhëzimet e) Zotit dhe të dërguarit të Tij,…(Huxhurat 1)

Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Krijese nuk i behet respekt kur ta kundershtoje Krijuesin".( Sahih,transmeton Taberani)

Ibni Abbasi thoshte" Kam frike se do t'iu zbresin gure prej qiellit! Iu them: Ka thene i derguari i Allahut,Subhanehu ve teala ndersa me thuani ka thene Ebu Bekri e Omeri!".

PYETJA 5: Cfare te bejme kur te polemizojme?

PËRGJEGJA 5: Kthehemi tek Kur'ani dhe hadithet e verteta .

Thote Allahu, subhanehu ve teala, " يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ أَطِيعُواْ اللّهَ وَأَطِيعُواْ الرَّسُولَ وَأُوْلِي الأَمْرِ مِنكُمْ فَإِن تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللّهِ وَالرَّسُولِ إِن كُنتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ ذَلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلاً O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësve nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, drejtojuni All-llahut dhe të dërguarit dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.(Nisa 59)

Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Mbahuni per traditen (sunnetin) time dhe ate te Hulefai Rrashidineve, mbahuni fort per to".(Sahih,transmeton Imam Ahmedi)


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 28/09/2008 12:59 p.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 

Thote Allahu,subhanehu ve teala, " قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَاللّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.(Ali Imran 31)

Ndersa Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Askush prej jush nuk ka besuar derisa une te jem me i dashur tek ai sesa prindi, femiu dhe tere njerzit".( Muttefekun alejhi)

PYETJA 7: A e braktisim punen dhe mbeshtetemi ne Kader-caktimin e Allahut,subhanehu ve teala,)?

PËRGJEGJA 7: Jo,nuk e braktisim punen.

Thote Allahu,subhanehu ve teala, " فَأَمَّا مَن أَعْطَى وَاتَّقَى {5} وَصَدَّقَ بِالْحُسْنَى {6} فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْيُسْرَى E, sa i përket atij që jep dhe ruhet,Dhe vërteton bindshëm për më të mirën,Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën.( Lejl 5-7).

Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Punoni! , sepse cdonjerit i vie e lehte ajo per te cilen eshte krijuar".(Buhariu dhe muslimi)

SUNNETI DHE BIDATI

PYETJA 1: A ka ne fe bidat te mire?

PËRGJEGJA 1: Ne fe nuk ka bidat te mire.

Thote Allahu, subhanehu ve teala, " الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الإِسْلاَمَ دِيناً … Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe….(Maide 3)

Ndersa Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Cdo bidat eshte humbje ndersa cdo humbje shpie ne zjarre".

(Sahih ,transmeton Ahmedi dhe te tjeret)

PYETJA 2: Cfare eshte bidati ne fe?

PËRGJEGJA 2: Bidati ne fe eshte te shtosh apo te mangesosh dic prej saj.

Thote Allahu,subhanehu ve teala, duke ua mohuar idhujtareve bidatet e tyre " أَمْ لَهُمْ شُرَكَاء شَرَعُوا لَهُم مِّنَ الدِّينِ مَا لَمْ يَأْذَن بِهِ اللَّهُ A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fé, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu?...(Shura 21)

Ndersa Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Kush shpik dic ne ceshtjen tone ,qe nuk eshte prej saj,ajo ( automatiksiht) eshte e refuzuar".

( Muttefekun alejhi)

PYETJA 3: A ka ne Islam nisma te mbara?

PËRGJEGJA 3: Po,ne Islam ka nisma te mira apo te mbara.

Ka thene Pejgamberi Alejhi selam "Kush nis ne Islam nje nisme te mbare ai e ka shperblimin e saj dhe shperblimin e tere atyre qe pas tij veprojne sipas saj, duke mos iu munguar atyre ne shperblim asgje…".( Buhariu)

KUR FITOJNE MUSLIMANET

PYETJA 1: Kur fitojne muslimanet?

PËRGJEGJA 1: Muslimanet fitojne kur te kthehen e t'a zbatojne librin e Allahut,Subhanehu ve teala dhe sunnetin e Pejgamberit, Alejhi selam, ne praktike,kur te fillojne t'ua mesojne njerzve Njeshmerine e pastert te Allahut,Subhanehu ve teala, t'ua terheqin verejtjen nga shirku me te gjitha llojet e format e tij si dhe te pregaditin kunder armikut te tyre ate qe kane mundesi.

Thote Allahu, subhanehu ve teala, " يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِن تَنصُرُوا اللَّهَ يَنصُرْكُمْ وَيُثَبِّتْ أَقْدَامَكُمْ O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai u ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja.(Muhammed 7)

Poashtu thote Allahu, subhanehu ve teala, " وَعَدَ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنكُمْ وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَيَسْتَخْلِفَنَّهُم فِي الْأَرْضِ كَمَا اسْتَخْلَفَ الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ وَلَيُمَكِّنَنَّ لَهُمْ دِينَهُمُ الَّذِي ارْتَضَى لَهُمْ وَلَيُبَدِّلَنَّهُم مِّن بَعْدِ خَوْفِهِمْ أَمْناً يَعْبُدُونَنِي لَا يُشْرِكُونَ بِي شَيْئاً وَمَن كَفَرَ بَعْدَ ذَلِكَ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhë bënë vepra të mira All-llahu u premtoi se do t'i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t'u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillë janë ata më të prishurit.( Nur 55)

DUAJA E PRANUAR

Ka thene Pejgamberi Alejhi selam: Nuk ndodhe t'a godet ndoke ndonje pikellim apo brenge e te thote" O Allahu im! Une jam robi yt dhe biri i robit e robereshes Sate,balli im eshte ne doren Tende, gjykimi dhe drejtesia Jote zbatohen tek une,te lus me cdo emer qe posedon,apo qe e ke emertuar Veten,apo e ke zbritur ne librin Tend,apo ia ke mesuar ndokujt prej krijesave Tua apo je vecuar Ti me te në diturine Tende te fshehte,qe t'a besh Kur'anin pranvere te zemres sime,drite te gjoksit tim, largues te brenges dhe eliminues te pikellimit tim",e te mos ia largoje Allahu,subhanehu ve teala,pikellimin dhe brengen e tij si dhe t'ia zevendeson ne vend te tyre me gezim".

Transmeton Ahmedi, sahih)


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 28/09/2008 1:03 p.m.
Teilen: