Benachrichtigungen
Alles löschen

Kur'ani i Lartë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
121 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#682]

Kurani i Lartë
Shkëputur nga libri "Minhaxhu el Muslim"
Autor: Ebu Bekër el Xhezairi
Përktheu: Bledar Albani

Muslimani beson se Kurani i Shenjtë është Libri i Allahut të cilin ia ka shpallur krijesës së Tij më të mirë dhe Pejgamberit të Tij më të zgjedhur, të Dërguarit tonë, Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ashtu siç ka zbritur edhe Librat e tjerë tek të Dërguarit e mëparshëm. Kurani i abrogoi të gjitha dispozitat e vendosura në Librat qiellorë të mëparshëm, ashtu si dhe me profetësinë e atij të cilit iu shpall ai (Kurani), u vulos çdo profetësi e mëparshme.

Kurani është Libri gjithpërfshirës i legjislacionit më të madh Hyjnor, për zbatuesin e të cilit, Zbritësi i tij ka garantuar lumturi në të dyja jetët, ndërsa atë i cili i kthen shpinën atyre, Ai e ka kërcënuar me mjerim në të dyja botët.
Ai është libri i vetëm për të cilin Allahu ka garantuar paprekshmërinë, ruajtjen nga të shtuarit apo të pakësuarit prej tij, ndryshimin apo shtremërimin e tij dhe mbetjen e tij në tokë deri sa ta ngrejë atë në fund të jetës në këtë botë.
Për të gjitha këto kemi argument nga tekstet Hyjnore dhe nga logjika e shëndoshë:

Argumentet nga tekstet Hyjnore:

1. Allahu i Lartësuar thotë: “I Lartësuar me Madhështi qoftë Ai i Cili zbriti Kriterin e së Vërtetës (Kuranin) te robi i Tij (Muhamedi), që të jetë këshillues për të gjitha botët!â€


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 24/09/2008 10:58 a.m.
Teilen: