Benachrichtigungen
Alles löschen

Shkruaj nga një ajet Kur'anor me radhë......

6 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
306 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#653]

32. Mos lakmoni në atë, që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato. All-llahut kërkoni nga të mirat e Tij. All-llahu është i dijshëm për çdo send.

(4-Nisa)


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 20/09/2008 10:53 a.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

"Lexo! Me Emrin e Zotit tënd, i Cili ka krijuar [gjithë ç'është]. Ka krijuar njeriun nga copa e gjakut te mpiksur. Lexo! Dhe Zoti yt është më i Begati Dhurues, i Cili ka mësuar shkrimin. Ai ia ka mësuar njeriut atë që nuk dinte." [el-Alak: 1-5].


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 23/09/2008 4:29 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

-Kush e fal namazin e jacisë me xhemat, është sikurse ai që gjysmën e natës e kaloi në namaz. Ndërsa ai, që e fal namazin e sabahut me xhemat, është sikurse ai i cili është falur tërë natën. (591)


 
Veröffentlicht : 24/09/2008 12:20 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

-Zotimi i cili na ndan neve dhe ata (pabesimtarët) është namazi, andaj ai që e lë atë ka bërë mosbesim. (97)


 
Veröffentlicht : 24/09/2008 12:21 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

Abdull-llah ibn Mes'udi r.a. ka thënë: -E kam pyetur të Dërguarin a.s.: Cila punë është më e dashur te All-llahu i Madhëruar? Tha: Namazi në kohën e vet. -I thashë: Pastaj cila? Tha: -Bamirësia ndaj prindërve. -I thashë: Pastaj cila? Tha: -Xhihadi në rrugë të All-llahut. (205)


 
Veröffentlicht : 24/09/2008 12:22 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

„Burrat janë mbështetja e grave me aq sa i ka dhënë Allahu përparësi njërës palë ndaj tjetrës dhe për shkak se ata shpenzojnë pasurinë e tyre. Prandaj gratë e mira janë të dëgjueshme dhe ne mungesë të burrit kujdesen per atë që kujdeset edhe Allahu.“ (en-Nisa, 34)

Hadith:
Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Kur burri e thirr gruan e tij në shtrat, e ajo këtë e refuzon dhe nëse flen (burri) dhe e kalon natën i hidhëruar në te, engjëjt do ta mallkojnë (ate grua) deri në mëngjes.“ (Muttefekun alejhi)

Pejgamberi alejhi selam ka thënë: „Sikurse ta urdhëroja dikend për t"i bërë sexhde dikujt tjeter (përveç Allahut), do ta urdhëroja gruan për t"i bërë sexhde burrit të saj.“


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 25/09/2008 11:12 a.m.
Teilen: