Vendi i Sunetit në Islam
Dhe sqarimi se nuk mund të mjaftohemi
me Kuranin pa Sunetin
Dijetari i madh dhe muhadithi i kohës
Muhamed Nasirudin el Albani
Përktheu: Bledar Albani
Falënderimi i takon vetëm Allahut. Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë atë!
Kjo është një ligjëratë të cilën e kam mbajtur në qytetin Ed Deuha, kryeqytetin e Katarit, në muajin e Ramazanit të Begatë, në vitin 1392 h. Më pas disa vëllezër më kërkuan botimin e saj, për shkak të dobive të shumta që ajo përmban dhe për nevojën e madhe të muslimanëve për ligjërata të tilla.
Në përgjigje të kërkesës së tyre, për t"u përhapur dobia e saj dhe për historinë, e botoj këtë broshurë, në të cilën kam shtuar disa tema të hollësishme (mbi ato të ligjëratës) me qëllim që të ndihmoj lexuesin e nderuar në perceptimin e ideve kryesore të saj.
Shpresoj nga Allahu i Madhëruar që të më shkruajë në grupin e atyre që mbrojnë Fenë e Tij, përkrahës të Sheriatit të Tij dhe të më shpërblejë për të! Allahu është Bujari më i Madh me atë që i kërkon Atij.
Damask / 22 / Muharrem / 1394 h.
Vendi i Sunetit në Islam
Dhe sqarimi se nuk mund të mjaftohemi me Kuranin pa Sunetin
Falënderimi i takon vetëm Allahut. Vetëm Atë falenderojmë, Atij i kërkojmë ndihmë dhe falje të gjynaheve tona. I kërkojmë mbrojtje Allahut prej të keqes së veteve (shpirtrave) dhe punëve tona.
Atë të cilin e udhëzon Allahu, nuk ka kush e humb dhe atë të cilin humb Allahu, nuk ka kush e udhëzon.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Një e i Pashok dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij.
"O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun me një devotshmëri të vërtetë dhe mos vdisni ndryshe, vetëm se duke qenë muslimanë!"
"O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj i Cili ju ka krijuar prej një njeriu të vetëm dhe pastaj krijoi prej tij shoqen e tij e prej atyre të dyve shtoi burra e gra të shumtë! Kini frikë Allahun me të Cilin ju kërkoni të drejtat tuaja dhe ruajeni farefisin! Allahu është Mbikëqyrës mbi ju."
"O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun dhe flisni fjalë të drejta e të vërteta! Kështu, Ai jua rregullon juve punët tuaja dhe jua fal gjynahet tuaja. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ai ka arritur fitoren më të madhe."
Thënia më e mirë është Fjala e Allahut, ndërsa udhëzimi më i drejtë është ai i Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Punët më të këqija janë shpikjet në to, çdo shpikje është bidat (e panjohur më parë në fe) dhe çdo bidat është humbje (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr.
Unë mendoj se nuk do të mundem që në këtë takim bujar -veçanërisht kur në të marrin pjesë dijetarë të nderuar dhe profesora të mëdhenj -, të paraqes ndonjë dije të panjohur nga ata, dhe nëse mendimi im është i vërtetë, atëherë mjafton që me këtë fjalë të jem përkujtues dhe ndjekës i Fjalës së Allahut të Madhëruar: “Dhe përkujto, sepse përkujtimi bën dobi.â€
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€