Benachrichtigungen
Alles löschen

JETA E DUNJAS

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
381 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#473]

Jeta e njeriut ne kete dunja filon melindje dhe perfendon me vdekje!
Ku te dyat jane te krijume prej Alalhut xh.sh. Allahu xh.sh. thote:
“Ai eshte I cili krijoi vdekjen dhe jeten qe te ju sprovoje juve se cili prej jush do te jete ma I miri ne vepra…â€


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 06/08/2008 7:45 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
 

Dynjaja

Forcoje besimin për një qast.

Kjo bote ka marrë emrin dynja ( ne arabisht) për shkak se është e pavlerë dhe perfundon shumë shpejt.Për të krijuar nje nocion më të qartë rreth kesaj bote dynjasë, Profeti a.s e pershkruan me fjalet: "Shembulli i kësaj bote ne krahasim me boten tjeter eshte si ta fusësh gishtin ne oqean dhe te shohesh sa ujë ka marrë".

Nëse gishtin do e zhysnim në një pellg me ujë, vallë sa do e reduktonte ujin e pellgut?1 Nese uji qe i ngjitet gishtit nga nje pellg është i pakrahasueshëm me atë të pellgut, vallë qfarë do të mendonim per detin e oqeanin?

Me këtë hadith, profeti a.s kërkon që ne t'a trajtojmë dynjanë ashtu siq e meriton sipas vleres së saj reale.Duke qene te ndergjeqshem që kjo botë i ngjan një pike uji të një oqeani të pafund,atehere e kuptojmë sa e pavlerë është konkurenca dhe rivaliteti i pameshirshem mes nesh.Prandaj nëse humbasim diqka nga kjo botë nuk ka perse të zemërohemi dhe trishtohemi.

Në fakt hadithi i mësipërm dhe shumë tekste te tilla flasin mbi realitetin e jetës së kësaj bote dhe nuk kanë si qëllim zhvlerësimin total të saj.Dhe dallimi mes realitetit dhe zhvleresimit është i madh. Një fakt të tillë e gjejmë dhe në Kur'anin famëlartë.Zoti në Kur'an ka folur mbi realitetin e kësaj bote dhe nuk është synuar zhvlerësimi i saj.

Për këtë bëmë një studim të vogël dhe gjetëm se dynjaja është përmendur në Kur'an njëqind e pesëmbëdhjetë herë.PO aq është permendur edhe ahireti, bota tjeter.Kjo na bënë të kuptojmë që Kur'ani ashtu siq flet për dunjanë flet edhe per ahiretin,pa i hyrë në hak as njeres prej tyre.

Zoti ne Kur'an thotë: "Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep te mira ne boten tjeter dhe na ruaj nga denimi i Zjarrit(Bekare 201)."
Në këtë ajet ne e shohim qe Zoti i madheruar ka permendur fillimisht te mirat e kesaj bote para atyre te botes tjeter.Kjo pasi njeriu eshte i lidhur me këtë botë mendja dhe zemra e tij punojnë fillimisht per kete botë.Nëse do të eukonim nje brez qe e urrente kete bote dhe jepej teresisht pas botes tjeter ky do te ishte nje edukim i gabuar.Ajo qe duhet te bejme eshte qe t'ju veshim syze te duhura per ta pare dynjane ne realitetin e saj ashtu siq eshte.Vetë Zoti i madheruar q here sa ka permendur dynjanë ka permendur edhe ahiretin ne Kur'anin famëlarte.Kështu që ne duhet t'i balncojmë kerkesat e kesaj bote me ato te botes tjeter.

Një fëmijëqe edukohet me urrejtjen per kete bote do e neglizhoje tërësisht jetën, nuk i kushton asnje rendesi punës,suksesit dhe zhvillimit.Ne si muslimanë, na kërkohet që të jemi liderë të kësaj bote,të ndërtojmë civilizime,te zhvillojmë teknologjinë dhe të gjithë fushat e jetës. Kjo botë nuk ka perse te ndahet nga bota tjeter.Imam Buhariu tregon:"Kur do te flisja mbi këtë botë e filloja biseden me perkujtimin e Zotit te madheruar,pastaj flisja mbi dynjanë"
tregon se dikush e pyeti Profetin Nuh a.si cili jetoi mbi njëmijë vite:'Si të është dukur jeta e kesaj bote?
---Nuhu a.s iu pergjigj:"Më është dukur si një godinë me dyer ku unë kam hyrë nga nje dere dhe kam dal nga tjetra;"

Keshtu jeta e kesaj bote nuk eshte gje tjeter veqse nje ure dhe shteg per te kaluar ne boten tjeter.

Dijetari dhe zahidi i njohur Abdul Kadir Kilanij, i tha nje dite njerit prej nxenesve te tij:"O biri im!Mos jetë preokupimi yt më i madh si te vishesh, qfar te hash, ku te banosh, si te martohesh etj...Proekupimi yt me i madh te jetë ne format me te cilat fiton kenaqesine dhe shperblimet e Zotit te madheruar.

Gjë e bukur eshte qe njeriu te shetis ne lulishte dhe kopeshte te bukur por gjatë kesaj kohe le te sjellë ndermend kopeshtet dhe lulishtet e xhenetit.gje me e bukur eshte qe ai te merret me bujqesi te mbjelle zarzavate dhe perime.por me e bukur eshte kur keto e ndihmojne te lidhet me Zotin e madheruar.Njerezit e mire dhe muslimanet e meparshem ecnin me parimin:'Jeto ne kete botë si nj i huaj,ose si nje kalimtarë".

Në një hadith, Profeti a.s e pershkruan jetën e muslimanit në këtë botë,si një kalores në udhëtim, eshte i ndalur te pushojë nën hijen enje peme te cilen me pas e braktis per ta vazhduar udhetimin.Kjo botë nuk eshte gje tjeter veqse nje shteg per te kaluar ne boten tjeter. Secili prej nesh mund te jetojë 60-70 vite te cilet kalojne si enderr pa u ndjerre.

Thotë Profeti a.s ne nje hadith:"jeto ne kete bote si i huaj ose si nje kalimtare" Nëse do te dinim si t'a trajtojmë siq duhet dynjane,umeti yne nuk do te ishte ne gjendjen qe eshohim sot.Të gjithë keto vuajtje dhe kriza qe po kalon umeti yne,jane per shkak se ne nuk e kemi ditur t'a trajtojmë dynjane si duhet.

Para se ta zbrese ne kete bote Zoti e trajnoi Ademin a.s ne xhehnetper te qene i pergaditur per sfidat qe epresin.Ai e trajnoi ne nje beteje ku ka fitore dhe humbje,pendim, pikellim, dhe vetekritike per shkarjet dhe gabimet e bera.Në këtë trajnim Ademit a.s o i duhej te debatojë me te shoqen e tij te shkembejne mendime dhe ide gjithashtu i duhet te perballet dhe te debatoje dhe me armikun e tij legjendare shejtanin.Pas ketij trajnimi Zoti e zbriti Ademin a.s në planetin te cilin e qujme tokë,pasi ai kishte krijuar dhe pershtatur per kete planet.Ai nuk ishte krijuar te qendroje ne xhenet.keshtu qe historia e pemes se ndaluar ishte per ta parapergaditur Ademin a.s mbi sfidat qe do e prisnin ne tokë.

Vetë i dërguari i Zotit a.s e pershkruan kete bote si terheqese dhe te dashur.ajo qe na duhet neve eshte menyra si t'a trajtojmë kete botë.Duke lexuar Kur'anin ne zbulojmë shumë fakte mahnitese:
Shohim qe nje nder mbreterit me te sukseshem.Dhul Karnejni ishte tejet i pasur, Daudi a.s merrej me perpunimin e hekurit dhe sundonte boten. Sulejmani a.s ishte sunduesi i gjithe botes.Musai a.s u rrit ne shtepine dhe perkujdesjen e Faraonit.

Vallë si duhet t'i kuptojmë keto?
Pa dyshim qe duhet t'i kuptojmë qe forca ekonomike fisnikeria, zhvillimi industrial rritja e prodhimi etj....janë parimet vlerat e shoqerise muslimane.

Por, kjo mund te shtroje pyetjen tjeter te rendesishme: Përse jetoi profeti Muhammed a.s i varfër?

Një herë Profeti a.s u takua me Ebu bekrin dhe Umerin dhe i pyeti:"Qfare u ka nxjerre ne kete zheg? Ata iu pergjigjen :"Nuk n ka nxjerre gje tjeter perveq urisë."

Profeti a.s u tha: "Edhe mua ajo me ka nxjerre"

Kurse gruaja e profetit Aishja thotë:"Kalonin muaj pas muaji dhe ne shtepine tone nuk ndizej zjarrper te gatuar"

Atehere perse jetonte i varfer i derguari i Zotit?
Në përgjegjien e kesaj pyetjeje themi se kjo gjendej e te derguarit te Zotit ishte se ai vete e kishte zgjedhur nje jetese te tillë.Nese ai do te kishte zgjedhur jetesen e luksit , do te kishte jetuar i tillë.Vetë Zoti e kishte vene para dy zgjidhjeve:Mes asaj qe te jetoje si mbret i gjithe tokes dhe mes jeteses si profet i varfer.Duke zgjedhur jetesen e varfer, ai do te ishte modeli i te varfurve dhe i te pasurve njekohesisht.

Profeti a.s ka me shumë thenie te tjera ku ai nxit per te shtuar pasurine dhe permiresimin e jeteses.Thotë profewti: "Me te vertete qe Zoti don nje rob e devotshem dhe te pasur"

"Dora qe jep eshte me e mire se dora qe merr"

Dhe nje dore qe jep padyshim eshte nje dore qe punon fiton pasurohet dhe perkrah te tjeret.

Në fund paqja e Zotit qoftë mbi ju!


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 03/09/2008 10:16 a.m.
Teilen: