Benachrichtigungen
Alles löschen

Një tregim interesant

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
196 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#522]

Perse e lexojmë Kur'anin dhe nuk kuptojmë asnjë fjal arabisht? Një amerikan i moshuar musliman jetonte ne nje fermë ne lindje te maleve Kentaki (Kentucky) së bashku me nipin e tij. Qdo mengjes gjyshi zgjohej heret ulej ne tavolinen e kuzhines dhe lexonte Kur'an. Nipi i tij deshironte te behej si ai dhe e imitonte atë në të gjitha menyrat e mundshme. Një ditë nipi i tij e pyeti gjyshin : gjysh kam provuar te lexoj Kur'an sikurse ti por nuk kam mundur ta kuptoj atë edhe ate qfar e kuptoj e harroj sapo ta mbylli librin. qfar te mira ka nga leximi i Kur'anit?
Gjyshi me qetesi ndaloi se mbushuri stufen me qymyr dhe iu drejtua nipit: 'merre kete shportë të qymyrit mbushe ne lum me ujë dhe ma sjell prapë!. Djaloshi veproi si i tha ai, por i tere uji i rrodhi nga shporta para se te vinte ne shtepi. gjyshi qeshi dhe i tha: duhet te ecesh pak me shpejt heren tjeter, e dua shporten me ujë.Nuk po provoni sa duhet duhet ta provoni perseri.
Kësaj radhe djaloshi vrapoi sa me shpejt, por perseri shporta ishte e zbrazet para se te kthehej ne shtepi. Me gjysmë fryme i tha gjyshit se ishte e pamundur te barte uje me shportë dhe shkoi ta merrte nje kove. Plaku i tha:"Nuk dua nje kovë uje por dua nje shporte ujë, Ti vetem nuk provon sa duhet, dhe doli jasht te shikonte djaloshin tek provonte perseri.

Kësaj radhe djaloshi e kuptoi se ishte e pamundur por deshironte t'i tregonte gjyshit te tij se edhe nese do te vraponte sa me shpejt që të mundte nuk do t'ia arrinte uji do të rridhte para se te kthehej ne shtepi .

Djaloshi perseri e zhyti shporten ne lumë dhe vrapoi shpejt por kur arriti te gjyshi i tij shporta ishte e zbrazet. me gjysme fryme i tha: E sheh gjysh është e padobishme, Plaku ia ktheu : shikoje shporten ? Djaloshi shikoi shporten dhe perherë te pare verejti se shporta ishte ndryshe .

Ishte transformuar nga nje shporte e vjeter e ndyer ne nje shportë te pastert brenda dhe jashtë. BIR KJO NDODH KUR E LEXON KUR'ANIN.Mund te mos kuptosh edhe te mos mbash mend asgje, por kur e lexon atë do te ndryshosh brenda dhe jashtë. Kjo është puna e Allahut ne jetët tona .


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 25/08/2008 6:39 p.m.
Teilen: