Unë thash:...
-Shumë jam i vetmuar.
Kur'ani:...
-Unë jam (shumë) afër (teje). (Bekare 186).
Unë thash:...
-Po , e di Ti je afër meje, po unë jam larg Teje,sikur të isha edhe unë afër Teje.
Kur'ani:...
-Dhe unë kursesi nuk i largoj ata që besuan, ata janë afër Zotit të tyre.(Hud 29)
Unë thash:...
-Po sa je afër meje?
Kur'ani:..
-Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij. (Kaf,16).
Unë thash:...
-Unë si të jem më afër Teje?
Kur'ani:...
-Ti përmende Zotin tënd në vete,(heshtas) me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bërë prej atyre që nuk kanë kujdes. ( A'raf, 205)
Unë thash:...
-Më duhet ndihma se jam i vetmuar.
Kur'ani:...
-Allahu është ndihmëtarë i juaji, dhe Ai është më i miri ndihmës. ( Ali Imran, 150 ).
Unë thash:...
-Dikush më ngacmon që të më largoj prej Teje.
Kur'ani:...
-Mos ndiqni rrugën e shejtanit,sepse ai është armik i juaji i hapët. ( Bekare, 208 ).
Unë thash:...
-Kush është shejtani?
Kur'ani:...
-S'ka dyshim, shejtani për njeriun është armiku më i hapët. ( Jusuf, 5)
Unë thash:..
-Q'farë kërkon ai prej meje?
Kur'ani:..
-Shejtani nuk dëshiron tjeter, përmes se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedh armiqësi mes jush, t'ju pengoj ngatë përmedurit Zotit. (Maide, 91 )
Unë thash:...
-Po më trego për verën dhe bixhozin?
Kur'ani:..
-Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) njerëz, por dëmi i tyre është i madh se dobia e tyre. (Bekare, 219).
Unë thash:...
-Më duhet të kërkoj falje për mëkatet por nuk di si?
Kur'ani:..
-A nuk dëshironi që Allahu t'u falë? ( Nur, 22 ).
Unë thash:...
-Jo, unë dëshiroj që të më falësh sepse jam i vetmuar.
Kur'ani:..
-(Atëhere) Kërkoni falje Zotit tuajdhe sinqerisht pendohunindaj Tij, Vërtet Zoti (im) është mëshirues, shumë i dashur. ( Hud, 90 ).
Unë thash:...
-Kam shumë mëkate, unë q'të bëjë me këto mëkate?
Kur'ani:..
-A nuk e ditën (ata) se Allahu është Ai që pranon pendimin e robërve të vet. (Teube,104 ).
Unë thash:...
-Ah, sa herë jam penduar dhe ekam prishur pendimin, nuk mund të kërkoj më falje.
Kur'ani:...
-Allahu është fuqiplotë i gjithëdijshëm, i cili falë mëkatin dhe pranon pendimin. ( Gafir, 2-3 ).
Unë thash:,..
-Kam shumë mëkate për cilin mëkat të kërkoj falje?
Kur'ani:..
-All-llahu i falë të gjitha mëkatet. ( Zumer, 53 ).
Unë thash:..
-Po t'kërkoj përsëri falje do të më falësh?
Kur'ani:..
-E kush i fal mëkatet përveq All-llahut? (Ali Imran,135)
Unë thash:..
-O Zot , sa i mëshirshëm je. Nuk e di pse pas këtyre fjalëve unë fillova të ndryshoj dhe të më zbutet zemra, O Allah të dua shumë.
Kur'ani:...
-Allahu i do ata që pendohen, dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta, e të neveritshme. (Bekare,222).
Unë thash:...
-O Zot unë jam i vetmuar nuk kam askend.
Kur'ani thot:
-A nuk i mjafton All-llahu robit të vet? (Zumer, 35).
Unë thash:...
-O Zot e di që Ti shumë më do mua, T'i je Ai i vetmi që mi fal mëkatet,po pas të gjitha këtyre mirësive që mi dhurove unë q'ka të bëjë?
Kur'ani thot:
-O ju që besuat,përkujtoni All-llahun sa më shpesh, Dhe madhëronie Atë mëngjes e mbrëmje. Ai ju mëshiron juve e edhe engjujt e Tij. e për t'ju nxjerr juve prej errësirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është shumë mëshirues. (Ahzab, 41-43).
Unë thash:..
-O Zoti im, Ty të falënderojë për qdo gjë, të falenderoj që nuk më le të vetmuar. Unë të premtoj se përgjithëmonë do të të pëtkujtoj ashtu si më porosite. Andaj të falënderoj pse je me mua edhe në qastet më të vështira edhe ndaj armikut tim të përbetuar.
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€