Rritet numri i përd...
 
Benachrichtigungen
Alles löschen

Rritet numri i përdoruesve të narkotikëve

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
592 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#1216]

Rritet numri i përdoruesve të narkotikëve
Ekspertët: "Shqetëson numri në rritje i përdoruesve të narkotikëve në vend".
E diel, 14 Dhjetor 2008
Përdorimi i drogës në Kosovë po merr përmasa të gjëra dhe supozohet se numri i përdoruesve është në shtim e sipër. Shqetësues është fakti se numri i shtuar i narkomanëve vjen nga radhët e nxënësve të shkollave të mesme dhe të atyre fillore. Sipas statistikave të organizatës "Fëmijët Kosovarë dhe Evropianë - për të drejtat e tyre", numri i përdoruesve të narkotikëve është prej 6 mijë deri në 10 mijë. Kjo organizatë ka nisur një fushatë kundër drogës në komunën e Prizrenit.

Fenomeni i përdorimit të narkotikëve viteve të fundit në vend po merr përmasa shqetësuese për shoqërinë tonë. Përdoruesit e drogave jo rrallë fundin e kanë fatal, thonë ekspertët. Drejtori i organizatës "Fëmijët kosovar dhe evropian për të drejtat e tyre", Mithat Bytyçi, i cili ka nisur një fushatë vetëdijesimi në komunën e Prizrenit, thotë se është alarmuese numri i përdorimit të narkotikeve në vendin tonë.

"Gjendja është shqetësuese, numri i tyre është prej 6 mijë deri në 10 mijë, e mosha prej 12 deri në moshën 35 vjeçare", thotë z. Bytyçi.

Më qellim të ndërtimit të një strategjie për parandalimin e përdorimit të drogës Bytyçi ka organizuar një takim me kryetarin e komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, me ç'rast një grup i nxënësve të shkollave fillore u këshilluan nga i pari i kësaj komune për evitimin e kësaj dukurie.

"Ju do ta ulni kokën të mësoni, por edhe të argëtoheni me argëtimet që na takojnë neve si komb. Do ta shikoni ruajtjen e shëndetit tuaj, do t'i respektoni prindërit, arsimtarët, se këta po mendojnë për të mirën e juaj dhe ne bashkërisht gjithashtu. Ju jeni ardhmëria e Kosovës", tha z. Muja duke iu drejtuar nxënësve.

Ndërsa Avni Qavori, mësimdhënës në Shkollën e Mesme Teknike në Prizren, shprehë gatishmërinë e mësimdhënësve që në çdo kohë t'i informojmë nxënësit se përdorimi i drogës është përfundim i hershem i jetës se tyre. Ai shton se arsimtarët përpiqen ta bëjnë punën e tyre duke i lajmëruar me kohë dhe duke e bërë identifikimin e personit që është përdorues i këtyre mjeteve abuzive.
Disa nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Prizrenit, të përkushtuar të mbrojnë moshataret e tyre nga me e keqja, zotohen se njohuritë që ata i kanë për pasojat që i shkakton droga do ti shpërndajnë tek nxënësit e tjerë.

Ata kanë shfaqur mendimin se droga është një rrugë shumë e keqe dhe se ata nuk duhet ta vazhdojnë atë, sepse me ndihmën e arsimtareve dhe të prindërve gjithmonë duhet ta vazhdojmë rrugën e drejtë.

Me qellim të parandalimit të përdorimit të narkotikëve në komunën e Prizrenit janë angazhuar edhe pedagogë të cilat me aktivitetet e tyre po i informojnë të rinjtë për pasojat e saj. Përfaqësuesja e komunitetit boshnjak, Anita Alia, thotë se janë duke punuar në vetëdijesimin e nxënësve nëpër shkolla.
"Nuk duhet të lejojë që rininë kosovare në përgjithësi, si e ka shkatërruar lufta, të lejomë që diçka tjetër ta shkatërrojë, e posaçërisht droga. Ne po mbajmë ligjërata nëpër shkolla dhe po i informojmë nxënësit se çka është droga dhe se çfarë dukurie negative është", thekson znj. Alia.

Sipas ekspertëve në dy vjetët e para të marrjes se drogës, nuk paraqitet ndonjë motiv që t'i shmangen asaj, por nuk do të thotë se një gjë e tillë do të vazhdojë edhe pas komplikimeve që droga i shkakton.

"Më mirë është t'i themi jo pa filluar, se sa të përfundojmë jetën akoma pa e shijuar atë", shprehet në fund kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja. /rtk/


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 14/12/2008 5:48 p.m.
Teilen: