Roli, sfidat dhe al...
 
Benachrichtigungen
Alles löschen

Roli, sfidat dhe alternativa e vetme e rinis kosovare

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
648 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#970]

Nëse rinia është e pastër edhe e tashmja e një shoqërie është e shëndoshë dhe shumë premtuese...

Rinia është mosha më entuziaste e njeriut si e tillë edhe shume aventuriere, e guximshme, jo stabile apo mundet me qenë shume e dobishme, e suksesshme dhe bartëse e idealeve të larta. Thotë Allahu në Kur'an: All-llahu është Ai që ju krijoi në një gjendje të dobët, pastaj pas asaj dobësie ju dha fuqi, e pas fuqisë, dobësi e pleqëri. Ai krijon çka të dojë, Ai është më i dijshmi, më i fuqishmi ( 30-54). Si njërën ashtu edhe tjetrën e ka dëshmuar historia dhe e dëshmojnë rrethanat në të cilat po jetojmë. Nga historia njohim një djalosh 17 vjeçar komandant ushtrie fitimtare (Usame B. Zejdi...) , bartës të diturive të larta ( Imam Neveviu...), po edhe nga e tashmja kemi shumë të rinj që për mision të tyre kanë marrë ruajtjen vetës dhe pjesës tjetër të shoqërisë, duke punuar për të mirën dhe duke luftuar të keqen. Por kemi edhe asi të rinj që mosha më e mirë e tyre nuk njeh asgjë tjetër veç se drogës. alkoolit, prostitucionit, kalimin kotë të kohës, etj. Si rezultat i këtij realiteti e dijmë qartë edhe realitetin e tashëm dhe të ardhmen e një shoqërie. Nëse rinia është e pastër edhe e tashmja e një shoqërie është e shëndoshë dhe shumë premtuese ndërsa e ardhmja me emër të Zotit do të jetë e ndritshme. Por fatkeqësisht është edhe e kundërta, nëse një rini është e prishur atëherë edhe e tashmja e shoqërisë është shumë e rëndë dhe e ardhmja është shumë dëshpëruese. Rinia nuk është vetëm e ardhmja e një vendi apo një shoqërie, ajo është edhe e ardhmja edhe e tashmja. Të mirat që i sjell një i ri në moshën rinorë janë të dobishme për tërë shoqërinë, ashtu, si edhe të këqijat dhe krimet që i bënë një i ri që janë të rrezikshme dhe të dëmshme për shoqërinë. Nocioni rinia është e ardhmja e një vendi është nocion i shpikur me qëllim përjashtues. Përjashton rininë e shëndoshë që të jetë pjesë e proceseve, si dhe minimizon rrezikun që i kanoset shoqërisë nga rinia e degjeneruar.

Shoqëria kosovare duhet të merret seriozisht me problemet rinore, sfidat dhe rreziqet që asaj i kanosen. Rinia është pjesa më vitale e shoqërisë. I riu është fidani i forcës dhe zgjuarsisë, po qe se edukohet e mësohet, mund të bëhet një hero, një fuqi që u premton zemrave ndriçim, e botës harmoni. Si e tillë ndaj saj duhet të kihet kujdes i veçantë si në shkollim, edukim, punësim, po edhe në integrim. Rininë kosovare kjo shoqëri e përbërë nga intelektual, politikan e njerëz të tjerë me përvojë karshi synimit për integrim duhet të synojnë që rininë ta ruajnë gjatë këtij procesi. Procesi integrues është mjaftë i ndërlikuar si në aspektin juridiko-politik, si në atë ekonomik po ashtu edhe në atë kulturor dhe shpirtëror. Rinia dhe shoqëria në përgjithësi duhet të jetë mjaftë e përgatitur për të kaluar nga një fazë në tjetrën. Faza e tranzicionit rininë tonë e ka luhatur mjaftë shumë ashtu siç e ka luhatur tërë shoqërinë. Fundja mes rinis dhe shoqërisë është një integralitet i pandashëm. Një dijetarë sjell një shembull mes rinisë dhe shoqërisë duke thënë: Shoqëria është një enë, kurse të rinjtë, brenda saj janë sikur uji i asaj ene që merr ngjyrën ashtu siç është ena. Gjegjësisht nëse shoqëria është vigjilente, e kujdesshme dhe e pastër atëherë edhe ajo rini është e tillë, sepse merr ngjyrën e pastërtisë dhe bukurisë nga ajo shoqëri. Kështu që nisur nga ky shembull shoqëria jonë e përbërë me numrin më të madh të rinj, fazën e tranzicionit është duke e kaluar me probleme dhe sfida që fatkeqësisht konceptet e partive të tjera politike nuk po i japin zgjidhje. Droga nëpër shkolla, fakultete e në vende të tjera publike si dhe të fshehta që po e dërrmon rininë. Alkooli i stimuluar për tu përdor në mbrëmje, fatkeqësisht, qysh në shkolla fillore, të mesme si dhe në universitete. Prostitucioni i hapur si dhe shumë i stimuluar me organizimin e shëtitjeve jashtë Kosovës, organizmin e mbrëmjeve të shpeshta etj. Mbytja dhe shtypja e anës shpirtërore tek të rinjtë duke mbjell koncepte idesh se feja nuk është e nevojshme për njeriun, ajo është një demagogji apo opium, është diçka demode e njerëzve të kaluar. Duke humbur parimet morale dhe duke vënë pluhur mbi parimet të cilat do të duhej ti referohej rinia për vlerësimin se çka është morale e çka jo. Duke fuqizuar materializmin dhe duke mbytur idealizmin, humanitetin, ndjenjën vëllazërore mes shoqërisë sonë si dhe duke krijuar një rini-imitator i verbët. Në arsim duke ndërtuar objekte, ndërsa duke shkatërruar anën shpirtërore e më këtë edhe edukative, për këtë shih edukatën e nxënësve të shkollave të mesme, ata i rrahin profesorët, përdorin lloje të drogës, pinë duhanin, kalojnë kohën rrugëve, marrin model dhe shembull kriminelët. Në ekonomi, duke qenë e privatizuar çdo gjë, dhe duke mos u rregulluar çështja e punëtorit me norma juridike dhe mbikëqyrje të rreptë institucionale bënë që shumë të rinj mos të jenë të kënaqur me punësimin në Kosovë, së bashku me pjesën tjetër të papunësuar synojnë vazhdimisht daljen jashtë vendit. Rinia jonë si e tillë nuk do të mund kurrsesi të përballoj suksesshëm edhe fazën e integrimit si pjesë e fundit e tranzicionit.

Ne kemi nevojë të jemi stabil brenda para se të dëshirojmë integrimin artificial,një dijetar thotë: lartësimi ose rënia e një kombi varen nga shpirti dhe vetëdija me të cilat do të pajisen brezat e rinj, nga arsimi dhe edukimi që ata do të marrin. Në kundërshtim me faktin që kombet me brezat e rinj të përgatitur mirë, janë të përcaktuar të përparojnë paprerë, regresi dhe shkatërrimi është i pashmangshëm për kombet që atë e nënvleftësojnë. Çdo komb që u ka dhënë vlerë brezave të rinj, është lartësuar, kurse kombet që i kanë braktisur të rinjtë në rrjedhën e dëshirave rinore, e kanë paguar shumë rëndë pasojën e këtij nënvleftësimi.

Rinia me gjithë këtë rol në shoqëri dhe me tërë këto sfida kërkon një koncept të qartë ideo-politik dhe filozofik. Një koncept që njeh njeriun dhe nevojën e tij si shpirtërore ashtu edhe materiale. Një koncept që buron nga nevoja shpirtërore dhe materiale e këtij populli. Integrimi dhe kalimi i fazës përfundimtare të tranzicionit është i domosdoshëm, madje i imponueshëm. Ne jemi në këtë fazë, çështja është se si ta tejkalojmë suksesshëm, më pastër dhe pa deformime e rrëshqitje. Imperativ i kohës në të cilën jemi na paraqitet programi dhe koncepti ideo-politik i cili bazohet në parimet e Larta hyjnore. Vizioni jonë duhet të jetë që ta ruajmë rininë, vlerat e saj shpirtërore dhe tradicionale si dhe ta bëjmë të gatshme dhe të aftë për integrime në UE dhe institucione të tjera ndërkombëtare si dhe të jetë në gjendje që të menaxhoj më krizat dhe ndryshimet që do të ndodhnin në rendin botëror. Rinia jonë duhet të kultivojë ndjenjën e saj shpirtërore, ta ushqej atë dhe mbi të, të ndërtoj idealizmin dhe krenarin për vendin, fenë dhe kulturën. Ky pasurim shpirtëror bëhet duke e demokratizuar legjislaturën e vendit tonë edhe shumë më shumë. Duke lejuar të mbuluarën në punësim, në shkollim dhe në jetën publike. Duke fut lëndën fetare nëpër shkolla meqë rast do ta zgjonte shpirtin, do ta ushqente atë dhe mendjen, do ta kristalizonte mendimin e të riut duke sjelle shembull për pasim figurat më madhështore të njerëzimit siç janë pejgamberët. Duke ngjallë shpirtin dhe mendjen do ta ngjallnim, forconim dhe kultivonim mëshirën mes njerëzve, humanitetin, shkencën, kulturën, edukatën, devotshmërinë fetare dhe aftësinë për tu ballafaquar me sfida dhe probleme. Të këtillë do ta bënim të aftë shoqërinë tonë si në aspektin fizik duke e ruajtur atë nga droga,prostitucioni, alkooli, vetëdijesimin për mos-pirjen e duhanit, ashtu edhe në aspektin mendor duke ruajtur mendjen e tij, si dhe në aspektin shpirtëror duke i dhënë mundësi praktimi të riteve dhe obligimeve fetare që janë ushqim i shpirtit dhe pasurim i tij, e tërë kjo mund të ndërtohet shumë lehtë mbi parimet demokratike.

Objektet shkollore të jenë qendra edukimi, arsimimi, respekti e vëllazërimi. Punëtorit ti kthehet dinjiteti dhe krenaria. Të rinjve të papunësuar tu bëhet zgjidhje duke stimuluar biznese private, të vogla apo të mesme. Rinia jonë do të jetë krenaria e së tashmes dhe së ardhmes në rast se atë e përgatisim shpirtërisht, fizikisht si dhe duke ngritur vazhdimisht intelektualitetin e saj. Rinia e tillë i nevojitet Kosovës, e tillë i nevojitet UE-së dhe e tillë i nevojitet historisë sonë, i nevojitet të tashmes dhe të ardhmes.


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 09/11/2008 8:58 p.m.
Teilen: