Deri në muajin maj të vitit 2009 do të realizohen rreth 20 njohje të reja të Kosovës, kryesisht nga Lindja e Mesme".
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli gjatë qëndrimit të tij në Londër deklaroi se pret njohje të reja të Kosovës edhe nga vende të tjera të botës, pas takimeve të tij të nivelit të lartë diplomatik me disa përfaqësues shtetesh. Pacolli në deklaratën ekskluzive për agjencinë INA nuk ka zbuluar për detajet e takimeve të tij me personalitete të larta shtetërore të vendeve të ndryshme të botës.
Por siç mëson agjencia e lajmeve INA, kryetari i AKR-së ka arritur që të realizojë takime me zëvendëskryeministrin e Irakut, Salam al-Zobaie, ministrin e jashtëm të Namibisë, ambasadorin e Kongos në Londër, të cilët i njoftoi për zhvillimet në Kosovë dhe njohjen e saj të shpejt nga këto dy vende. Ky i fundit e ftoi Pacollin për një vizitë zyrtare më 28 janar në Kongo, e cila do të jetë vendimtare për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky vend afrikan.
"Ne duhet të vazhdojmë misionit tonë për shtetin e Kosovës dhe nuk duhet të rrijmë duarkryq dhe duke shikuar ato shtete që nuk na njohën. Nuk janë pak 77 shtete, dhe Serbia nuk po ndalet me fushata të ndryshme diplomatike. Ne i kemi faktet tona kundër Serbisë, por nuk kemi sa duhet diplomaci të jashtme", deklaroi kryetari i AKR-së për agjencinë e lajmeve INA, i cili shtoi se gjatë vizitës së tij në Londër ka takuar edhe të ngarkuarin me punë të Republikës së Kosovës në Angli, Muhamet Hamiti.
Kryetari i AKR-së, Pacolli tashmë një nga lobuesit më të suksesshëm për njohjen e Kosovës ka zhvilluar takime edhe me Akademinë Diplomatike Britanike si dhe me drejtues të saj, duke përfshirë ish-sekretarë të jashtëm anglez të periudhës së Qeverisë së ish-kryeministres Margaret Thatcher.
Pacolli realizoi takime me diplomatë,deputetë dhe personalitete politike angleze, ku temë diskutimi ka qenë siç njoftohet çështja e njohjes së Kosovës dhe ndihmat që duhet të vijojë për procesin e zhvillimit të saj.
Behgjet Pacolli më 21 janar pritet që të vizitojë Katarin, me ftesën e kryeministrit dhe ministrit të jashtëm të këtij vendi, ku siç bëhet e ditur për agjencinë INA, ai gjatë kësaj vizite do të marrë njohjen nga ky shtet për Kosovën. Si rezultat i këtij turneu nëpër qendrat e rëndësishme ndërkombëtare, kryetari i AKR-së pret që deri në muajin maj të vitit 2009 të realizohen rreth 20 njohje të reja të Kosovës, edhe ate kryesisht nga Lindja e Mesme. /ina/
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
FLM PACOLLIT shpresojm s edote njohin dhe ma shum shtete kosoven deri ne mujin maj.
na ka nimu e na ka mjate e na ka kqyr e naj ka ...
SHUME FALEMINDERIT PER ZOTERI PACOLLIN, QE KA ARDHUR NE KOSOVE TE NDRYSHOJ DIQKA. EDHE PSE HISTORIA SHQIPETARE NA MESON SE TE GJITHE SHQIPETARET E MEDHENJ TE RESPEKTUAR EDHE NGA TE HUAJT NE KOSOVE KANE DALE SHUME TE VEGJEL. SE KETU SECILI ESHTE ME I MADHE SE TJETRI DHE SECILI DINE ME SHUME SE TE TJERET... POR Q´TE BEJME ESHTE FENOMEN KOMBETAR I CILI EDHE NA KA LENE KETU KU JEMI TANI...ASKUND!
SI THOTE EDHE FJALA POPULLORE: "AS ME SHEHER AS ME BARILEVE"
NESE NUK MERREMI ME TE TJERET POR SECILI BENE DIQKA TE VOGEL PER KOSOVEN ME SIGURI SE KUR TE BASHKOHEN TE GJITHA DO TE KEMI PUNET ME MIRE!
PERSHENDETJE... ![]()
Te jesh Musliman i Devotshem! Nuk je i mbrapambetur, por shume ***PERPARIMTAR***